Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha prezantoi ditën e sotme kandidatin për bashkinë e Vau-t të Dejës, Zef Hilën.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kandidati Zef Hila do bëjë gjithçka për ndryshim rrënjës të gjendjes në këtë bashki. Berisha gjithashtu foli edhe për mosfunksionimin e ligjit, ku u shpreh se në tërësinë proceseve gjyqësre 95% i fiton narkoshteti me drejtësi absolute.
Berisha: Ne vijmë në këto zgjedhje me entuziazmin që ka përshkruar mbarë vendin, ky entuziazëm do të jetë dita e ndryshimit të shumëpritur. Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhjet e jetës sonë, ne firmosim për fatin e Vaut të Dejës, Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë. Ne do të firmosim për përmbysjen e monizmit të dytë. Ne përjetuam 41 vite monizmin stalinist, por sot përjetojmë një monziëm që bazohet ne vjedhjen e qyetarëve shqiptar, trafiqet dhe abuzimit me pushtetin. Ky monizëm ka marrë liritë dhe të drejtat e tyre. Krimi godet ku të dojë, kur të dojë, sot krimi vendos në parlament, prokurime dhe çdo gjë. Sot siguria e qyetarëve është inekzistente. Gjykatat sot nuk ekzistojnë, sepse një qytetar duhet të pres vite për drejtësi. Një qytetar shqiptar për të marrë një vendim duhet të paguajë. Sot në tërësinë proceseve gjyqësre 95% i fiton narkoshteti me drejtësi absolute. Ne kemi qenë të varfër, por nga vitet ’92 deri në 2008 ne ia dolën të ngrihemi.