Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha prezantoi kandidatin për bashkinë e Vau-t të Dejës, Zef Hila. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kandidati Zef Hila do bëjë gjithçka për ndryshim rrënjës të gjendjes në këtë bashki. Berisha nuk i ka kursyer as kritikat ndaj qeverisë Rama, duke e akuzuar se në 8 vite vetëm ka vjedhur xhepat e qytetarëve. Kreu i PD u shpreh për djegësat që nuk ekzistojnë se prokuroria bën sikur heton , por në fakt ajo i ka mbyllur hetimet.
Ndër të tjera Berisha vijoi:
Berisha: “Përmirsimi i përvitshëm ishtë shpresë plotë, na motivonte për të punuar, në ato vite, 2007-2014 numri i shqiptarëve rritjej nga viti në vit. Çfarë ndodh sot nga 2014-2022 nga Shqipëria kanë ikur 35% e banorëve, jemi pakësuar me 1/3, asnjë komb nuk ka humbur në 8 vite 1/3 e popullatës së vetë. Në luftën e parë jemi pakësuar 10% ndërsa tani largim masiv. Nëse vazhdohet në këtë mënyrë, pas 8 viteve po kaq, kush do të mbetet në shqipëri. A është kjo një apel që vjen nga rhellësitë e kësaj toke.Të bëjmë gjithçka për ta ndryshuar këtë gjendje këtë situatë, kjo është në dorën tonë, në 14 maj kemi mundësinë për të votuar ndryshimin, për të votuar për të ardhmen më të mirë në këtë vend. Prandaj bëj thitrrje se në rast se vazhdojmë në këtë mënyrë, Zef Hila bëri një paraqitje të shkëlqyer të abuzimeve me taksat tuja, kjo fakton që në çdo vendim të këtyre vetëm vjedhin, kjo qeveri vjedh çdo ditë, çdo javë, çdo muaj. Në rast se këtu siç del nga dokumentat janë shtuar ata që paguhen duke mos qënë fare në punë, bashkia e Tiranës 60% të taksave i kthen në rroga, nuk ka në botë qeverisje vendore që mund të bëj diçka të tillë. Çfarë ndodh, vetëm vjdhun. Kontrolli i lartë i shtetit, qeveritarët kanë vjedhur 122 miliardë lekë, që është shuma se rrogat e qytetarëve mund të rriten me 131%. Asnje djegs nuk existon, dhe prokuroria bën sikur heton por në fakt mbyll hetimet. Zef Hila foli për mjedise që nuk ekzistojnë. Në qarkun e Tiranës dhe të Elbasanit janë 420 mln euro kontrata për tre djegësa dhe asnjë djegës nuk ekziston. Dhe prokuroria bën sikur heton. Në fakt mbyll hetime. Sot dëgjoja prokurorin sepse për djegësin e Tiranës ku Veliaj dhe Rama kanë vjedhur 53 mln deri tani vetëm me tarifën e plehrave nuk e dinë thonë se i kujt është sipërmarrja. Dihet se i kujt është por pronarin e vërtetë nuk e prek dot me dorë zoti prokuror. Sipërmarrja është e Erion Velisë se ata vetëm vjedhin aty. Kjo është vetëm njëra anë.”
Discussion about this post