09:13 | 22/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha: Olsi Rama i përfshirë në afera trafiqesh me zëdhënësen e FSHF, kryebanditi Rama i mbron

13:09 | 02/02/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha akuzon Olsi Ramën: I përfshirë në trafik kokaine (VIDEO)

Në seancën e sotme plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Olsi Ramën, vëllanë e kryeministrit si të përfshirë në afera trafiqesh. 

Ai u shpreh se disponohen hyrje-daljet e Olsi Ramës, i cili në bashkëpunim me zëdhënësen e FSHF-së, sigurojnë trafikun e drogës. Sipas Berishës, kryeministri është kreybanditi që i mbulon, i mbron.

“Me keqardhje maksimale më duhet të them se kjo klikë në pushtet nuk është një oligarki, është banditokraci. S’do ta thoja kurrë diçka të tillë për vendin tim, por më e madhe është po ta fshehësh se sa ta denoncosh. Këta që shihni mbrapa meje janë krerët e organizatës kriminale që udhëheq banditokracinë, fjalë e rëndë, e rëndë sa toka.

Unë akuzoj si kreun e saj, kryebanditin Edi Rama, që nuk ka guxim të paraqitet në këtë sallë sepse këtu është gracka ku shpirti i tij kapet për fyti dhe përplaset. Edi rama ka një vëlla, të cilin unë e denoncova për afera trafiqesh. E vërteta është informacionin unë e kisha nga anëtarët e grupit të tij, anëtar i penduar.

Vijmë më tej tek Olsi Rama. Është parë në makinën e kreut të grupit të kokainës, në të njëjtjën provincë. Kjo makinë është gjetur nga Prokuroria si makinë e përshtatur me vende të fshehta për transportin e kokainës. Kush të dojë, i ka këtu të gjitha hyrje-daljet të Olsi Ramës dhe ndrikullës së FSHF-së, një Jona Jona (Jona Dervishaj).

Për të mos thënë që ka një komunikim konstant me këtë bandë nga vetë kryeministri. Kësaj radhe jo unë, por një ministër i përgjigjshëm e akuzoi se falsifikon mbledhjen e qeverisë, e akuzoi se ka mbledhur qeverinë duke e pasur shumicën e ministrave jashtë shtetit.

Vetëm një bandit mund t’i lejojë vetes të thyejë Kushtetutën, ligjin organik të Këshillit të Ministrave. Ai është kreu i bandave. E ka të mbushur celularin me mesazhe të Klement Balilit, të Dritan Dajtit, të Lul berishës, duke iu kryer punë atyre, duke u zotuar që të mos hasin asnjë pengesë. Këto janë absolutet e vërteta (Qesh Taulant Balla), po ju as do skuqeni as do zverdheni.”, u shpreh ndër të tjera ai. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: bandaedi ramaOlsi RamaSali Berisha
Pas

Thellohet përplasja Rama-Nishani, refuzohet Niko Peleshi për Këshillin e Sigurisë

Para

Dule sulmon Ramën në mungesë: Po kërkon të hipotekosh zgjedhjet

Para
Dule sulmon Ramën në mungesë: Po kërkon të hipotekosh zgjedhjet

Dule sulmon Ramën në mungesë: Po kërkon të hipotekosh zgjedhjet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zyrtar i NATO-s: tensionet pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit mund të prekin misionin në Irak

Irani dënon sulmet ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore: “Shkelje e Rëndë e Ligjit Ndërkombëtar”

Sulme ajrore në Izrael: Haifa ndër zonat më të goditura nga raketat Iraniane

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.