23:05 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Berisha: Shqipëria, toka e kokainës,Narkoshteti është realitet i pakundërshtueshëm

12:41 | 09/06/2025
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Shqipëria, toka e kokainës,Narkoshteti është realitet i pakundërshtueshëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar sot me një tjetër deklaratë të fortë përballë mediave, ku ka denoncuar gjendjen e rendit dhe drejtësisë në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si “tokën e kokainës” dhe duke akuzuar qeverinë aktuale si të zhytur thellë në narkotrafik dhe korrupsion institucional.

Në deklaratën e shpërndarë nga Zyra e Medias dhe Komunikimit e Partisë Demokratike, Berisha i cilësoi përpjekjet për të mohuar ekzistencën e narkoshtetit si “hipokrizi të pashembullt”.

“Të shtrosh sot pyetjen se ku është narkoshteti, je ushtar i Pojës,” – deklaroi Berisha, duke akuzuar drejtpërdrejt lidhje mes segmenteve të krimit të organizuar dhe pushtetit.

Ai publikoi gjithashtu akuza për manipulime zgjedhore dhe falsifikime të fletëve të votimit, duke theksuar se “farsës elektorale po i bëhet autopsia, me prova të qarta që tregojnë deformimin e vullnetit të qytetarëve”.

“Në katër kuti në Vlorë u gjetën mbi 450 fletë të tepërta. Ky është vetëm fillimi. Ne do paraqesim aktin kriminal të ‘trenit bullgar’ me të gjithë shëmtinë e tij”, tha Berisha.

Ish-kryeministri përmendi edhe rastet konkrete që lidhen me mosveprim nga organet e drejtësisë për raste flagrante të trafikut të drogës dhe arratisjeve të personave me urdhër-arrest.

“Shqipëria nuk ka më operacione për kokainën pa ardhur prokurorët ndërkombëtarë. Prokuroria dhe policia këtu janë të paralizuara. Rrogat i kanë për kafe. Ndërkohë që individë të rrezikshëm lajmërohen dhe largohen,” – theksoi ai.

Sipas Berishës, përpjekja për të fshehur narkoshtetin dhe ndikimin e krimit në qeverisje është e kotë, pasi faktet flasin vetë, ndërsa ai premtoi se opozita do të vazhdojë të nxjerrë në dritë çdo shkelje, përballë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Pas

Kuqezinjtë mbërrijnë në Letoni! Nesër luhet ndeshja, kombëtarja jonë duhet të marrë vetëm fitore

Para

LAJM I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

Para
Kërkuan rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës, rrëzohen kërkesat e kandidatëve të PD

LAJM I FUNDIT/ KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të qarkut Fier

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.