01:54 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Erdha nga jashtë dhe u vetëizolova”, Besnik Bisha flet për shqetësimin shëndetësor dhe jetën në karantinë

18:01 | 18/04/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Erdha nga jashtë dhe u vetëizolova”, Besnik Bisha flet për shqetësimin shëndetësor dhe jetën në karantinë

Pedagogu dhe regjisori i njohur, Besnik Bisha ka folur me anë të një lidhje me skype me Fax News ku ka treguar detaje nga jeta e tij pas situatës së krijuar nga koronavirusi dhe mbyllja në banesë.

Ai tregon se pas kthimit nga jashtë vendit, është vetëizoluar në banesë bashkë me familjen e tij, ndërsa në një periudhë kanë shfaqur edhe probleme të vogla shëndetësore, për të cilat thotë se ai dhe bashkëshortja e tij i kapërcyen shpejt.

Bisha flet edhe për proejktet të cilat nuk i ka ndërerë si dhe procesin e mësimdhënies që e ka vijuar online me studentët.

“Si për të gjithë, në fakt unë jam detyruar të izolohem sepse kam qenë edhe jashtë, nuk kam dalë nga shtëpia sepse do e ndjaja veten fajtor. Nuk kam pasur fatmirësisht asnjë simptomë përveç temperaturës që kaloi shumë shpejt. Edhe bashkëshortja sikurse unë kishte një ditë disa shqetësime por punë 10 orësh asgjë serioze besoj. Pastaj ndryshoi regjimi. Që kur kam ardhur këtu nuk kam bërë shkëputje nga studentët e mi. Duke qenë se edhe numri i studentëve të mi është i madh nuk kam dashur të shkëputem, një pjesë të kohës e kam kaluar me ta paradite.

Unë nuk mund të ankohem për çështjen e filmit, në përgjithësi nuk është se nuk kam kohë, pasi në studion ku punoj kam vijuar të merrem me projektet. Të dëgjosh gjithë ditën luftë, luftë, luftë natyrisht që e përjeton edhe keq.

Jam duke punuar një skenar të romanit të Enkel Demit, “Ora e Ligë”, kam pasur kohë të mjaftueshme për ta punuar, por edhe për të debatuar me miq e kolegë. Projekti online i Anilës (bashkëshortes) për teatrin më duket ide e mirë, ajo po punon shumë për këtë punë. Mendoj se thonë shpesh është koha për të lexuar, nuk mendoj kështu pasi është koha edhe për të punuar. Në të gjitha format njerëzit duhet të ushqehen me art, dhe duhen gjetur rrethanat për të ushqyer shpresë dhe optimizëm. Them që është koha për të parë sa më shumë dhe gjetur zhanre të përshtatshme. Por nuk e pranoj idenë që ky virus të ndryshojë konceptin e jetës.

E kam praktikuar mësimin online me studentët, kemi hapur tema që të mos mbetën që ditën kur të kthehen në klasë të mbeten pas”, tha Bisha.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Testet serologjike, Pipero: Mund të zbulojnë të panjohura, jam optimist sepse numri i pacientëve është ulur

Para

Lajm pozitiv nga Italia, regjistrohen 93 viktima më pak se dje

Para
Njihet nga autoritetet si pacientja “0”, shërohet plotësisht 38-vjeçarja në Greqi

Lajm pozitiv nga Italia, regjistrohen 93 viktima më pak se dje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.