Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për ligjin e basteve dhe kazinove elektronike dhe kufizimit maksimal të kontakteve të të dënuarve për krimin e organizuar.
“Beso dhe kontrollo
U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po?
#eGjithëVëmendjapërJu”, shkruan Rama teksa publikon edhe fotot e projektligjit.
Rama paralajmëroi ditën e djeshme dy projektligje atë të lojërave të fatit dhe për burgjet. Rama tha se nga data 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha qepenat e basteve dhe kompanive elektronike, ndërsa për të burgosurit ai theksoi se nuk do të jenë vende që do të komandohenn nga forca e krimit, por do të instalohen edhe kamera sigurie.
“Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kauj, qen apo çdo kafshe tjetër. Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT. Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar.
Burgjet janë vende ku vuhet dënimi jo vende ku komandohet forca e krimit. Do të ngremë një sallë operative monitorimi me kamera të burgjeve të sigurisë së lartë. Reduktim të fenomeneve të celularëve në burgje. Këta persona do të jenë rreptësisht të monitoruar. Burgjet janë vende ku vuhet dënimi jo vende ku komandohet forca e krimit”, tha Rama.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post