Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Durrës, ku një pushues rreth 70-vjeç është mbytur.
Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pranë Kovaleshencës.
Pushuesi dyshohet se ka pësuar atak kardiak, ndërsa ka qenë në Durrës së bashku me familjen e tij.
Po në plazhin e Durrësit dje u mbyt një 31-vjeçar, ndërsa ngjarje të tilla tragjike kanë ndodhur më herët dhe në Vlorë dhe në Shëngjin.
Numri i lartë i personave që humbasin jetën në plazh, ka qenë shumë i lartë, dhe është kthyer në një fenomen shumë shqetësues në vendin tonë, duke shtuar faktin se në shumë prej plazheve mungojnë rojet që të mund të japin ndihmën e parë.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post