09:46 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bilanci i frikshëm në Kavajë, kush janë dy vëllezërit e përfshirë. Njëri prej tyre mbetet i plagosur(Foto+video)

13:55 | 04/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja me armë në Kavajë, policia jep informacionin zyrtar: Një prej autorëve i plagosur

Është mësuar identiteti i personit që mbeti i vrarë mesditën e sotme në Kavajë. Burime bëjnë me dije për FaxWeb.al se ai është identifikuar si Ramazan Hasalliu, rreth 50-vjeç, dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me dy grupet kriminale që janë përplasur mes tyre.

Hasalliu ka qenë duke blerë bukë, në momentin që është vrarë aksidentalisht nga breshëria e armëve, tregojnë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes. 50-vjeçari ka qenë nga zona e Helmesit, dhe ka pasur tre fëmijë, që do të përjetojnë këtë humbje të madhe.

Personat e dyshuar për ngjarjen

Ndryshe nga emrat që u raportuan fillimisht autorë të dyshuar të kësaj ngjarje janë Marjus Aliaj dhe vëllai i tij D.Aliaj. Marjus Aliaj ka mbetur po ashtu i plagosur në këtë ngjarje dhe po mbahet nën vëzhgim nga ana e policisë.

Sipas bluve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë disa persona dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë.

6 të lënduarit u transportuan nga patrulla e policisë dhe u dërguan në spitalin e Durrësit, ndërsa një prej tyre në gjendje të rëndë është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet.

3 prej të plagosurve janë identifikuar si më poshtë: Sali Mekja, Rustem Dedaj, Arben Ajdini.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili shkruan:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta shpreh shqetësimin e thellë për ngjarjen tepër të rëndë dhe tragjike, të ndodhur sot në qytetin e Kavajës, ku një qytetar i pafajshëm humbi jetën dhe disa qytetarë të tjerë u plagosën.

Presidenti Meta pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Bashkisë së Kavajës, z.Isa Sakja dhe i kërkoi t’i përcjellë ngushëllimet dhe solidaritetin e Tij më të sinqertë të afërmve dhe familjarëve të qytetarit që humbi jetën, si dhe u uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.

Presidenti Meta kërkon nisjen e menjëhershme të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë, zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të saj, si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e rritjes së gatishmërisë së Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese, për të marrë të gjitha masat e duhura për garantimin e sigurisë publike në vend dhe parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla kaq të rënda e tragjike.

Lidhur me ngjarjen kriminale ka reaguar dhe PD, përmes ish-deputetit Enkelejd Alibeaj, i cili shkruan:

Nje qytetar u vra sot ne Kavaje, ndersa ishte duke blere buke. Ne mes te qytetit, ne mes te dites, perplasjet me arme terrorizojne qytetaret. Krimi nuk e ka me frike qeverine sepse ajo eshte thjesht zgjatim i tij! Policia eshte e zene me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti ne shqiperi.

Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve te Ramazan Hasalliut. Sherim te shpejte te plagosurve.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: ramazan hasalliuvrasje ne kavaje
Pas

Përplasja mes bandave në Kavajë, reagon me urgjencë presidenti Meta

Para

Astrit Patozi do të ankimojë zgjedhjet: Mazhoranca bëri çfarë deshi me tepsinë e plotë

Para
Patozi flet për takimin me Topallin, Boden dhe Bregun: E vërteta e kafes

Astrit Patozi do të ankimojë zgjedhjet: Mazhoranca bëri çfarë deshi me tepsinë e plotë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nga mungesa e dokumentacionit deri te shkelja e perimetrit të sigurisë, bllokohen 41 mjete lundruese në Ksamil

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, kur rrezikohet sekuestrimi i makinës

RRESHTIMI/ Ndaj Letonisë Broja dhe Asani e nisin nga fillimi, njihuni me formacionin e kuqezinjve sot

Siguria në plazhe/ Probleme me dokumentet, bllokohen 7 Jet Ski dhe 34 gomone e skafe në Sarandë

Lajmi i fundit! Ndërron jetë ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

Makina përfshihet nga flakët në aksin Kashar-Thumanë

LIVE- Rama në ‘Sy m’Sy’: Lajme të mira nga fronti i negociatave, marrim së shpejti lajmin e hapjes së një tjetër grupkapitulli! Kemi nisur punën për samitin e NATO-s

Universitet për të moshuarit në Tiranë, ja se si do funksionojë

“Mjaft më!” Ish-kryeministri i Izraelit: Trump të ushtrojë presion mbi Netanyahun

E rëndë në Greqi, foshnja 5 muajshe ndërron jetë! Prindërit shqiptarë e lanë në makinë dhe shkuan në plazh, një nga pistat e hetimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.