Mashtrimi me abonetë dhe biletat false ka çuar në pranga 8 persona, ndër ta dhe 4 biznesmenë të njohur në vend. Prokuroria ka kërkuar masë sigurie burg për 6 të arrestuarit, ndërsa detyrim paraqitje për Albana Vrapin.
Ndërkohë avokati i administratorit të linjës së Unazës Ferdinand Ibrahimit ka ofruar si garanci pasurore për lirimin e këtij të fundit 6 milionë lekë të reja, ndërsa Fatos Vrapi 1 milionë lekë.
Gjithashtu prokuroria ka ndryshuar qëndrim për Evisa Vorën, për të cilën kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg. Organi i akuzës ka kërkuar detyrim paraqitjeje për shkak të fëmijës së saj të mitur.
Tetë persona ranë në pranga pas operacionit të Hetimit Tatimor për mashtrim në vlera të mëdha të shtetit me abone dhe bileta false (lexo).
Discussion about this post