06:28 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Delegacionet bisedojnë në Stamboll me përfaqësues të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë

15:07 | 02/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bisedimet Rusi-Ukrainë/ Delegacionet bisedojnë në Stamboll me përfaqësues të Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë

Pak përpara bisedimeve të shumëtrumpetuara me Rusinë, zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Sergiy Kyslytsya, është takuar në Stamboll me përfaqësues të Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

“Palët koordinuan qëndrimet përpara takimit të sotëm mes delegacioneve ukrainase dhe ruse“, pohoi zëdhënësi i ministrisë së jashtme ukrainase, Heorhiy Tykhy, i cili shtoi se Kievi përsëriti pikat e agjendës së tij, duke përfshirë këmbënguljen për një takim mes udhëheqësve të dy vendeve dhe një armëpushim të plotë.

Media shtetërore ruse raportoi më herët se ekipi negociator i Kremlinit kishte mbërritur në qytetin turk që mbrëmjen e 1 qershorit. Po një ditë më parë, sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, sikurse pohoi DASH, ka komunikuar përmes telefonit me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, për të diskutuar rreth pritshmërive nga ky takim.

Sipas DASH-it, telefona u zhvillua me kërkesën e Rusisë, dhe Rubio ka përsëritur thirrjen e presidentit Donald Trump për bisedime të vazhdueshme të drejtpërdrejta për “arritjen e një paqeje të qëndrueshme”.

Pak para nisjes së bisedimeve të armëpushimit sot në Stamboll, Ukraina i kujtoi edhe një herë Rusisë se ende mund t’i bëjë shumë dëme: Me një sulm befasues thellë tokën ruse, ushtria e saj shkatërroi më shumë se 40 avionë të Moskës. Ky përbën sulmin më të madh të Kievit që prej fillimit të luftës. Presidenti Volodymyr Zelensky e përshëndeti këtë goditje të papritur të shërbimit të tij sekret SBU kundër disa aeroporteve ushtarake ruse duke e cilësuar si “absolutisht të shkëlqyer”, e tha se sulmi do të hyjë “në librat e historisë”.

Pas

Itali/ Shpërthen vullkani Etna, retë e tymit arrijnë në disa km lartësi

Para

Masat për maturën shtetërore: Lini telefonat në shtëpi, penalitete nxënësve e mësuesve që shkelin rregullat

Para
Masat për maturën shtetërore: Lini telefonat në shtëpi, penalitete nxënësve e mësuesve që shkelin rregullat

Masat për maturën shtetërore: Lini telefonat në shtëpi, penalitete nxënësve e mësuesve që shkelin rregullat

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.