Kur na ndajnë më pak se dy orë nga nisja e protestës së opozitës, mbi 1500 punonjës do të jenë sot në terren, një pjesë e të cilëve kanë blinduar që tani kryeministrinë.
Gazetarja e Fax News Glidona Daci raporton se punonjësit e Gardës kanë hyrë në ambientet e brendshme të kryeministrisë, të pajisur me mjaft armatime.
Të gjithë forcat e rendit janë të pajisura me kundragaz. Në lulishten përpara piramidës nuk do të lejohet asnjë makinë policie, dhe as mediat. Punonjës të gardës me snajper janë vendosur në tarracën e kryeministrisë, si dhe në kryesinë e Kuvendit.
Në protestën e sotme do të ketë më pak punonjëse të policisë femra, ndërsa kujtojmë se vetë qeveria Rama do të jetë në qytetin e Vlorës, ku duket se ka përgatitur dhe një antimiting.
Për të marshuar drejt kryeministrisë protestuesit do të mblidhen në disa pika të ndryshme të kryeqytetit. Një grupim protestuesisht do të mblidhen tek korpusi. Një pikë tjetër grumbullimi do të jetë kryqëzimi ë 21 dhejtorit dhe zogut të zi. Banorët e Paskuqanit dhe Babrrusë do të bashkohen me ato të njësisë 8 dhe 9 në sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.
Më poshtë shihen qartë dhe armatimet e të gjithë punonjësve që do të jenë sot në Bulevard:
(E.K/FAXWEB.AL)