Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar pas finalizimit të marrëveshjes Rama-Basha në Pallatin e Kongreseve.
Blushi nuk duket aspak i kënaqur nga kjo marrëveshje, pasi sipas tij tani do të kemi një bashkëqeverisje mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke e injoruar komplet liderin e PD-së Lulzim Basha, i cili ishte ai që negocioi me kryeministrin.
“BASHKËQEVERISJA E SALIUT ME EDI RAMËN
Pasi e mbushën Rilindjen me banditë dhe trafikantë, me kriminelë dhe kanabistë futën dhe Saliun në Rilindje. Kjo marrveshje do mbahet mend në historinë e vendit si marreveshja që ndau burgjet, paratë e energjisë,hipotekat dhe legalizimet mes Rilindjes dhe Partisë Demokratike. Kjo është bashkëqeverisja e Sali Berishës me Edi Ramën. Shqipëria nuk e kishte imagjinuar këtë koalicion dhe sigurisht nuk e kishte merituar.Natyrisht do zgjasë shumë pak deri në 25 qershor. Do ta rrëzojmë me vota si cdo të keqe.”, reagon Blushi. (D.D/Shuplaka)