Një bombë rreth 300 kilogram është zbuluar paraditen e sotme nga peshkatarët në bregdetin e Sarandës. Ajo ka rënë në rrjetën e peshkatarëve të cilët kishin shkuar për të peshkuar.
Bomba me peshë 300 kg ka një gjatësi 120 cm dhe diametër 60 cm. Ekspertë nga Tirana janë nisur drejt portit të mallrave në Limjo të Sarandës për të bërë dhe asgjësimin e saj.
Duhet thënë se shumë municione vijojnë të gjenden në territorin shqiptar si mbetje të së kaluarës. Prania e tyre në vende të ekspozuara e bën të mundshëm rrezikun e ndonjë shpërthimi, apo keqpërdorimi nga ana e atyre që i gjejnë. (E.K/SHUPLAKA)