20:48 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Borchard: PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat, ja çfarë më thonin kur ishin në opozitë…

23:23 | 15/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Borchard: PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat, ja çfarë më thonin kur ishin në opozitë…

?????

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, ndërsa ka folur për çështjen e kanabisit ka treguar një detaj, që në periudhën 2007-2010 edhe socialistët kanë qenë kundër ndërhyrjes në Lazarat.

“Kur gjendesha këtu si ambasadori i Gjermanisë flisja shpesh me qeverinë rreth Lazaratit, pasi një pjesë e madhe e hashashit që prodhohej këtu përfundonte në Gjermani, dhe e dija që qeveria ime priste që unë të ndërhyja dhe kjo ishte një nga çështjet për të cilat m’u kërkua që të ndërhyja.

Juve ju kujtohet që në atë kohë, pra, në vitin 2010, pati një ndërhyrje të kufizuar të forcave të sigurisë dhe më pas zuri të kultivohej përsëri; pra, nuk qe një ndërhyrje aq e fortë sa duhet. Kështu që, në qoftë se do të kisha qëndruar në Shqipëri, do të kisha vazhduar ta nxitja qeverinë që të ndërhynte sërish, sepse një ndërhyrje e vetme qe e pamjaftueshme.

Në këtë situatë, natyrisht që kishte shqetësime që shpreheshin nga të dyja anët e spektrit politik se me çfarë do të jetonin njerëzit pasi të shkatërrohej kanabisi. Për mua ky argument asnjëherë nuk qe bindës. Dhe kur flas sot me politikanët, të gjithë më thonë: “E kishim gabim kur e thoshim këtë gjë”. Natyrisht që nevojitet një alternativë zhvillimi, por mungesa e alternativave të zhvillimit nuk mundet assesi të kthehet në shfajësim për krimin, për veprimtaritë kriminale”, tha Borchard.

Duke iu referuar deklaratës së një tjetër ambasadori Borchard tha se Shqipëria ka sot shifrat më të ulëta të dënimit të krimeve të rënda në Evropë.  

“Ne shpresojmë se edhe në këtë fushë – pra, jo vetëm në fushën e kanabisit, ku lufta duhet të vazhdojë edhe vitin tjetër me sezonin e ri të mbjelljes së kësaj bime,  lufta do të vazhdojë dhe mendoj se jemi mjaft optimistë që do të vazhdojë”, tha Ambasadori i OSBE.

Në lidhje me deklaratën e bërë në prag të zgjedhjeve të 2017, për përdorimin e parave të aktiviteteve kriminale në fushatë, Borchard tha “në shkurt të këtij viti, më kanë cituar keq, shumë shpesh. Unë thashë se dimë me siguri që prodhimi në Lazarat, në vitin 2013, ishte 900 – 1 000 tonë. Vlera e shitjes së kësaj sasie në rrugët e BE-së është rreth dy miliardë euro. Unë theksova që prodhimi i shkatërruar prej 2,5 milionë bimësh në 2016-n do të ishte një sasi e ngjashme. Ministri Tahiri në atë kohë më korrigjoi dhe tha se bimët e përdorura ishin bimë me rritje të shpejtë, të cilat prodhonin më pak. Por qoftë një miliard apo dy miliardë nuk është shumë e rëndësishme politikisht, prandaj u bëmë thirrje të gjitha institucioneve politike në Shqipëri të kishin shumë kujdes nga përdorimi i parave në zgjedhje. Me ministrat dhe drejtorët e institucioneve të emëruar nga opozita pati përmirësime, që kontribuuan në këtë fushë”./syri.net/

 

 

 

Etiketa: Bernd boschard
Pas

Spartak Braho udhëtoi me Klement Balilin jashtë vendit?

Para

“Burri vazhdon të më surprizojë!”, Angela Martini merr dhuratën që çdo kush do ta donte

Para
“Burri vazhdon të më surprizojë!”, Angela Martini merr dhuratën që çdo kush do ta donte

“Burri vazhdon të më surprizojë!”, Angela Martini merr dhuratën që çdo kush do ta donte

Discussion about this post

 



Të Fundit

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

Trafik droge nga Holanda, Gjykata e Brindisit dënon me 48 vite burg tre shqiptarë

Vala e dorëheqjeve vijon në Bashkinë e Gjirokastrës, largohen 7 administratorët e Njësive Administrative

Trump në takimin me Shefin e NATO-s, e thotë sërish: Ndalova luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Zjarr në fshatin Delisuf të Vlorës, digjet një hektar me shkurre, nuk raportohen dëme njerëzore

Përmbytjet masive në Teksas/ Alarm në Hill Country, mbi 129 të vdekur dhe 170 të zhdukur

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Valët e të nxehtit shkaktuan 1180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.