20:02 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Spartak Braho udhëtoi me Klement Balilin jashtë vendit?

23:09 | 15/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Spartak Braho udhëtoi me Klement Balilin jashtë vendit?

Të tjera fakte tronditëse zbulohen përsa i takon lidhjeve të njerëzve të besuar apo të afërt politikisht me Edi Ramën me eksponentë të trafikut të drogës.

Kështu pas dosjes së Habilajve ku nën hetim është marrë edhe ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, Syri.net ka mësuar se Spartak Braho, këshilltar i Grupit Parlamentar të PS-së, i emëruar në këtë detyrë nga Edi Rama, pas zgjedhjeve të 25 Qershorit, rezulton se ka udhëtuar disa herë jashtë Shqipërisë me Balilajt, ku Klement Balili, i njohur ndryshe si Eskobari i Ballkanit, prej më shumë se 1 viti është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Madje, mësohet se ka qenë pikërisht Braho që ka ofruar Balilajt si biznesmenë pranë LSI-së.  Nuk përjashtohet që emri i Brahos, aktualisht këshilltar i Grupit Parlamentar të PS-së, të ndodhet në fashikujt e shërbimit sekret shqiptar, gjatë përgjimeve të kryera për grupet kriminale dhe trafikantët e drogës, përfshi këtu edhe me Balilajt jashtë vendit.  

Duket se kjo frikë e këshilltarit të emëruar nga Rama është shfaqur edhe dje kur udhëzonte Taulant Ballën, kreun e deputetëve të PS-së, që denoncimet në lidhje me Balilajt të lidheshin me PD dhe LSI-në.

Udhëzimet e Brahos u zbatuan me përpikmëri në seancën e djeshme, kur Balla akuzoi Bashën se kishte firmosur një dokument që kampin e punëtorëve ia jepte Balilajve, ndërsa ish-ministrin e Bujqësisë së LSI-së, Edmond Panariti, për një kontratë 100 ha të dhënë me qira për Balilajt. Por të dyja akuzat e artikuluara nga Balla dhe Braçe, duket se ranë shumë shpejt, duke nxjerrë në pah lidhjet mes eksponentëve të tjerë të qeverisë Rama me Balilajt.

Në lidhje me tokën që kanë marrë me qira Balilajt në Delvinë, rezulton se ajo ka qenë tokë e shkollës bujqësore Delvinë, pra e Ministrisë së Arsimit. Pas propozimit të ministres së Arsimit, kjo tokë ka kaluar te ajo e Bujqësisë dhe më pas me vendim qeverie i ka kaluar Balilajve.

Në anën tjetër, ministrja Mirela Kumbaro rezulton se ka firmosur tendera për kompqaninë e Balilajve. Sipas OpenDATA, kompania Balili-KO ka rezultuar fituese e një kontrate në Parkun Kombëtar të Butrinit. Kontrata fituese ka si qëllim ruajtjen me anë policisë private të Parkut.  Nga të dhënat publike rezulton se kjo kompani ka fituar disa dhjetëra tenderë dhe në drejtoritë e tatimeve, OSHE, etj.

Duket interesant fakti se ndërsa deputetët e PS-së hedhin akuza në drejtim të PD dhe LSI për Balilajt, ministrja Kumbaro i beson të njëjtës kompani ruajtjen e Parkut Kombëtar të Butrintit,  vlerë e mbrojtur nga UNESCO. /syri.net/

 

 

Etiketa: spartak braho
Pas

Tjetër zjarr në Tiranë, merr flakë banesa, shkak bombula e gazit

Para

Borchard: PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat, ja çfarë më thonin kur ishin në opozitë…

Para
Borchard: PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat, ja çfarë më thonin kur ishin në opozitë…

Borchard: PS ishte kundër ndërhyrjes në Lazarat, ja çfarë më thonin kur ishin në opozitë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm nga i nxehti në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Ilir Meta reagon ndaj lajmeve për karta bankare: Mashtrime të fabrikuara nga SPAK dhe mediat e qeverisë

Sot nisën pensionet me Italinë, Rama: Do të sjellë lehtësi të madhe të mijëra qytetarëve shqiptarë dhe italianë

Zjarre në disa bashki të vendit, kërkohet ndërhyrje emergjente me forca shtesë dhe mjete nga ajri

Itali/ U përpoqën të hidhnin kokainën në pusetën e ujërave të zeza për t’i shpëtuar karabinierëve, arrestohen 2 shqiptarët

Paketa gjigante e shkurtimit të taksave dhe shpenzimeve/ Republikanët e Senatit miratojnë mes përplasjeve projektligjin

Edi Rama viziton Çarshinë e Vjetër në Shkup

Turqia hyn në Evropë, përfundon blerjen e Piaggio Aerospace italiane

Korçë/ Dy aksidente njëri pas tjetrit, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën

E dashuruar me Vlorën, vajza e Donald Trump ‘rikthehet’ në jugun e Shqipërisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.