Zëvendëskryeministri Erion Braçe, në ceremoninë që u zhvillua në nderim të dëshmorëve të rënë për çlirimin e Tiranës, në 1944-ën, nuk ka kaluar pa përmendur dhe aktualitetin politik në të cilën ndodhet vendi.
Duke iu referuar dhe deklaratave të bëra nga Presidenti Meta, Braçe tha se është e turpshme që sot dhe kësaj dite ka ende politikanë që i shpallin luftë SHBA-ve.
“Ata pushtetarë i shpallin luftë SHBA, i shpallin luftë Britanisë, i shpallin luftë Francës, me një akt turpi në mbështetje të fashizmit, kundër popullit të tyre. Po e përsërisin veten prap sot, që për interesa partiake të vetat, të ngushta por edhe për pak pushtet t’i shpallim po prap luftë Amerikës, Britanisë, Francës, gjithë perëndimit, thjesht dhe vetëm se duan pak pushtet.
Edhe atëherë pushteti i bëri bashkë me fashizmin, edhe tani pushteti i bën bashkë kundër perëndimit. Ne antifashizmin nuk e kemi të përkohshmëm, e kemi të qartë, e kemi zgjedhje të përkohshme. Sa herë duan pushtet të pakontrolluar, sa herë duan pushtet për të shmangur atë që është themelore, për të shmangur drejtësinë. Pushtetarët që dhanë jetën për flamurë dhe atdhë meritojnë respekt. Nder dhe respekt cdo familjeje”, deklaroi Braçe.