16:07 | 02/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Braho nuk është i vetmi, dy EMRA të tjerë të LSI-së në listën e PS-së për Tiranën

09:16 | 03/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Braho nuk është i vetmi, dy EMRA të tjerë të LSI-së në listën e PS-së për Tiranën

Këto zgjedhje padyshim që janë pritur me disa surpriza përsa i përket listave të Partive Politike. Lëvizja Socialiste për Integrim, si edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, do të ketë emrat e saj në listën e Partisë Socialiste.

Nëse emri i deputetit Braho ishte shumë i njohur dhe ra në sy menjëherë, dy emra të tjerë që kanë qenë pjesë e LSI-së janë zbuluar në listën e PS-së në Tiranë.

E 23-ta në listën e qarkut të Tiranës, Danja Hobdari, dhe e 24-ta Juliana Hoxha, e cila është aktualisht sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, shpresojnë të bëhen deputete të Parlamentit të ardhshëm.

Nuk dihet pse janë bërë këto lkëvizje por emrin e Spartak Brahos si pjesë të listës së PS-së e ka shpjeguar vetë kryesocialisti Rama.

“Spartak Braho nuk ka qenë asnjëherë deputet i LSIsë, në kuptimin juridik. Ai ka qenë deputet i PS-së, kur Meta krijoi LSI-në. Në 2009 s’ka qenë fare. Në 2013-n ka qenë i PS-së. Ai ka një rol të posaçëm në marrëdhënien mes dy partive kur është kohë e nxehtë. Patjetër që ka edhe një eksperiencë të çmueshme. Asnjëherë nuk ka qenë një pengesë, një zjarrnxitës, që kur na është dashur, kemi kaluar si unë, si Presidenti i zgjedhur”, u shpreh kryetari i Partisë Socialiste, ditën kur u shpallën publikisht listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: lista e tiranesLSIspartak braho
Pas

Iu hodh makina në erë, shoqërohet ish-burri i 50-vjeçares, çfarë dëshmoi në polici

Para

Takimi Rama-Basha, Majko “nxjerr” kallashin: Shpresoj në një marrëveshje “pa nder” (FOTO)

Para
Takimi Rama-Basha, Majko “nxjerr” kallashin: Shpresoj në një marrëveshje “pa nder” (FOTO)

Takimi Rama-Basha, Majko "nxjerr" kallashin: Shpresoj në një marrëveshje “pa nder” (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

13 persona u plagosën pasi dy autobuzë u përplasën në New York

Aksident në Fushë Arrëz/ Makina përplas dy turistët me motoçikletë, dërgohen me urgjencë në spital

Zegjine Caushi humbet mandatin

Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një marrëveshje tregtare me Indinë

Kapet në flagrancë me doza droge gati për shitje, pranga të riut në Sarandë

Vatër e re zjarri në Zaranikë, përfshihet ullishtja në veri të Elbasanit

Blushi publikon dokumentin: Lobimet, Meta asnjë lidhje. SPAK të tregojë emrin kush i pagoi faturat nga LSI

Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimin mbi rrethanat e zjarrit, që kanë përfshirë landfillin e qytetit

Zegjine Çaushi pranë humbjes së mandatit pas rinumërimit, vetëm një kuti larg rezultatit përfundimtar

Kontroll i befasishëm në zyrat e “Bankers” në Fier, dyshohet për borxhe ndaj shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.