Ditët e fundit situata është tensionuar si nga ana e njerëzve që fatkeqësisht kanë mbetur pa shtëpi për shkak të tërmetit ashtu dhe nga ana e qeverisë kundrejt mediave që përhapin panik tek qytetarët.
Duke qënë se vendi është në gjendje të jashtëzakonshme, mund të merren masa të rrepta siç është mbyllja e mediave që publikojnë lajme pa marrë shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve. Ky paralajmërim erdhi nga vetë kryeministri Edi Rama në rrjetin social Twitter.
Mirëpo duket se marrja e një vendimi të tillë ka bërë që të reagojnë shumë persona të njohur të medias dhe jo vetëm të cilët nuk janë dakord që një ligj i tillë të mund të përdoret si argument për të hequr fjalën e lirë. Një ndër personat që ka reaguar është edhe moderatorja e njohur, Ori Nebiaj.
Jemi gazetarë. E vetmja gjë që na shton më shumë kuriozitetin është kur një tufë njerëzish të pasur, dhe të fuqishëm thonë: “Nuk ka asgjë për të parë këtu” dhe ne fillojmë gërmimet” – shkruhet në thënien e postuar në Instastory nga Ori, marrë nga një redaktor i të mirënjohurës “New York Times”, ku më pas ajo vetë ka ironizuar me fjalët:
”Burg për këtë gazetarin, po përhap panik”!