Analisti Andi Bushati u shpreh sot në rubrikën Opinion se objektivi i Ramës për më shumë se 71 mandate është i paarritshëm dhe se beson që nnuk do të ketë zgjehdje të lira dhe të ndershme edhe pas marrëveshjaes.
Pjesë nga fjala e Bushatit:
Për herë të parë këto katër vjet kam parë në parlament deputetë socialistë që duartokisnin Berishën, papritur u gjetëm në një koalicion fallso por i panatyrshëm.
LSI këtë pakt e ka përjetuar si një marrëveshje kundër saj , si marrëveshje e jashtme si ajo e 2008-ës.
Fraza e Ramës sot mbante një pardoks brenda, shyqyr që e kemi PD por nuk duhet votuar. Rama sot është një kryeministër që nuk do ketë fasadën demokratike të zgjedhjeve por se do mundë një kundërshtar serioz. Berisha bëri rolin e gastorit, Blushi tha gjëra që nuk është se ishin të pavërteta, të shikoje si e mbronin njëri tjetrin.
Po të shohësh ligjin për mënyrën si do tu impnohej TV-ve, duket që gjithë kjo marrëveshja është për të ricikluar të njëjtën kastë politike, nuk keni zgejhdjeo mes PD ose mes PS. Gjithcka ka pasur përkujdesjen që në fund të kemi votime por jo zgjedhje. Unë mendoj se objektivi i Ramës është i paarritshëm, në vitin 2009 nuk shkoi më shumë se 66, më vonë jo më shumë se 65, i bie që objektivi 71 pothuajse i paarritshëm për PS. Sinjalet e para nuk janë pozitive as për PD-në e cila e ngriti stekën shumë lart. Besimi im është zero për zgjehdje të lira.