22:50 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çadra e përkohshme e Edi Ramës

10:27 | 19/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lotët e Gertës dhe mallëngjimi kolektiv i shqiptarëve

Nga Desada Metaj

Arta Marku ishte sot pa dyshim personazhi më i guximshëm në radhët e socialistëve. Aq sa ata që drejtonin dikur protestën e 21 janarit dukeshin si diletantë përballë një gruaje, që e kishte më të qartë se çdo rilindas në sallën e kuvendit se vendi i saj ishte ai që mazhoranca i kishte përcaktuar, në Prokurorinë e Përgjithshme. Sikundër e kishte po kaq të qartë që procedura me të cilën po zgjidhej ishte aq sa antikushtetuese aq edhe pjesë e një gare farsë mes kolegëve, kur dihej qartë se ajo do të ishte triumfuese me bekimin e Edi Ramës.

Por votimi për zonjën Marku ishte sot dhe arsyeja e betejës së parë të vërtetë dhe serioze mes opozitës dhe përpjekjeve të qeverisë Rama 2  për të marrë nën hyqëm edhe prokurorin e përgjithshëm. Zgjedhja e paralajmëruar e një kandidati të mazhorancës apo puçi kushtetues siç e quan Lulzim Basha është padyshim një akt i paprecedentë i shumicës së kartonave. Por paksa i vështirë për t’u kuptuar dhe reaguar masivisht nga qytetarët.

Debati me terma jurdikë që shoqëroi këtë proces, zvarritja e hetimeve për ish- ministrin Tahiri, mosnisja e hetimeve për drejtues të tjerë të lartë të cilët dyshohen të jenë të përfshirë në afera banditeske, padyshim qe kanë krijuar një grup skeptikësh që ende dyshojnë në vërtetësinë e lidhjeve të segmentëve të mazhorancës me botën e krimit. Dhe për të qartësuar sa më sipër,  emërimi i Arta Markut vështirë se do te jetë ndihmë. Jo më shumë për emrin e ri të Kryeprokurores se sa për mënyrë se si u shkua deri në seancën e votimit me tym rozë të saj.

Edi Rama ishte i qartë që në fillim se mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm do të thoshte fundi i një periudhe gjakngrirë kur në çdo moment mund të plaste një “bombë”- dosje për të ose ndonjë nga bashkëpunëtorët e tij të afërt. Dhe për këtë si gjithmonë ai përgatiti situatën duke nisur me procesin e zëvendësimit të Prokurorit të Përgjithshëm, që u kontrollua plotësisht nga mazhoranca.

Edhe pse u përpoq ai nuk arriti ta përfshinte opozitën në këtë proces kurth që gjithsesi mori vëmendjen e ndërkombëtarëve. Ambasada amerikane dhe zyra e BE në Tiranë, pavarësisht deklaratave të opozitës dhe zërave publikë kundër zgjedhjes së një Prokurori të Përkohshëm,  i dhanë mbështetje Edi Ramës për të zgjedhur me shumicë të thjeshtë Prokurorin e ri të Përkohshëm. Duke mbështetur pikërisht  të njëjtin kryeministër që nuk i kishte dëgjuar thirrjet e ambasadorit Lu për të larguar Elvis  Roshin, Armando Prengën apo ndonjë tjetër.

Dhe që sipas oreksit këtë herë i dëgjoi symbylltas, edhe pse qartazi po rrezikonte të shkelte kushtetutën dhe vettingun aq të dashur për ndërkombëtarët. Me mbështetjen e të huajve në Tiranë dhe me një procedurë të pandodhur më parë të  një shumice të thjeshtë, Edi Rama bekoi sot Kryeprokurorin e ri ndërsa selitë diplomatike në Tiranë u shqetësuan më shumë për dëmet materiale të protestës sesa për një prokuror të ri pa vetting. Duke i dhënë dhe njëherë mbështetje Edi Ramës dhe përzgjedhjeve të tij, politikanit që në legjislaturën e kaluar kishte të paktën 6 deputetë me precedentë kriminalë e që sot ka ish- bashkëpunëtorin e afërt të akuzuar për përfshirje në organizatë kriminale.

Në kohën kur opozita flet për të tjera dosje që “flenë” në Prokurorinë e Krimeve të Rënda,kur përgjimet që rrjedhin në media janë objekt i debatit të gjerë publik për përfshirjen e policisë në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, kryeministri bekoi sot dhe Prokurorin e ri të Përkohshëm. Që me gjasë do të qëndrojë në atë detyrë derisa Edi Rama të sigurohet për  kandidaturat e shoqërinë civile në këshillin e lartë të prokurorisë. Organi i vetëm që mund të zgjedhë Prokurorin e ri të Përgjithshëm është ende i paplotësuar, edhe pse në Shqipëri ka më shumë OJF se studio pikture.

Ndaj seanca e sotme e kuvendit e shndërruar në arenë beteje jo aq për emrin e  Arta Markut sesa për kthetrat e pushtetit që mbërthyen të vetmin institucion që nuk zotërohet nga mazhornaca, është beteja finale e opozitës me qeverinë e Edi Ramës. Çdo kompromis përballë kësaj situate do të ishte rrënimi i plotë i një opozite të paragjykuar dhe i një PD-je të përçarë

. Gjë që më shumë se kujtdo i vjen për mbarë kryeministrit të frikësuar, i gatshëm të çojë vendin në  zjarr vetëm për një prokuror të përkohshëm. Që do të mund ta mbronte qoftë dhe përkohësisht nga dosjet ekzistuese apo hetimet e reja por që megjithë 69 votat do ta kishte gjithsesi të pamundur ta mbronte nga revolta e qytetarëve që besojnë se pushteti i Edi Ramës është mjaftueshëm i përfshirë me botën e krimit sa të largohet nga pushteti. E nëse ky është dhe qëllimi i vërtetë i opozitës, ajo duhet ta provojë këtë me çdo mjet apo  mënyrë. E  pas kësaj asnjë  prokuror i përkohshëm apo i përhershëm, asnjë militant që betohet në emër të socialistëve në tymin e parlamentit nuk e shpëton dot Edi Ramën.

 

Etiketa: desada metajopinione dhe analiza
Pas

Auditi për Tiranë-Elbasan, Damian Gjiknuri çon te Krimet e Rënda 3 zyrtarë të lartë

Para

Dalina Fico quan Trump seksist, injorant, Basir Çollaku: Pse ambasada amerikane nuk shqetësohet

Para
Dalina Fico quan Trump seksist, injorant, Basir Çollaku: Pse ambasada amerikane nuk shqetësohet

Dalina Fico quan Trump seksist, injorant, Basir Çollaku: Pse ambasada amerikane nuk shqetësohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/ Aksident i rëndë me të mitur, 15-vjeçari del nga rruga me makinë – tre të plagosur

Ambasadori i Azerbajxhanit viziton Bibliotekën “Dritëro Agolli” në Fier

Ministri francez: Presim që Irani të pranojë dialog me SHBA-të

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Ministri i Jashtëm gjerman: Të shmangim përshkallëzimin në rajon, SHBA të përfshihen në negociata

Policia shpëton dy peshkatarë në Pogradec, varka rrezikohej nga kushtet atmosferike

Matura 2025: Publikohen notat e Gjuhës shqipe, kalojnë mbi 98% e maturantëve

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane – Ky realitet duhet ndryshuar!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.