David Cameron, Sekretari britanik për Çështjet e Jashtme ndërpreu befas vizitën në Shqipëri. Pas takimit dhe konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Cameron është nisur menjëherë drejt aeroportit të Rinasit.
Brenda pak minutave zyrtari i lartë i qeverisë britanike është larguar nga Shqipëria.
Takimet e planifikuara në agjendën paraprake me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, nuk u zhvilluan.
Mediat britanike zbulojnë arsyet
Mediat e Londrës flasin për zhvillime të rëndësishme në kabinetin e Rishi Sunak. Ky i fundit ka njoftuar një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar gjatë kësaj pasditje dhe ka zëra se kryeministri mund të njoftojë datën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pritet që Sunak të njoftojë një datë gjatë muajve të verës. The Independent tregon detaje nga mbledhja urgjente e Sunak, ndërsa njofton edhe ndërprerjen e vizitës së Cameron në Tiranë.
“Spekulimet janë në rritje, Sekretari i Jashtëm David Cameron ka ndërprerë udhëtimin e tij në Shqipëri për të marrë pjesë në takimin urgjent të sotëm pasdite që pritet rreth orës 16:00. Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps gjithashtu ka shtyrë fluturimin e tij për të marrë pjesë në një takim të NATO-s në shtetet baltike.
Rishi Sunak është përballur me muaj të tërë presion për të shpallur datën e zgjedhjeve. Dhe për këtë thashethemet për zgjedhje të parakohshme po rriten në ëestminster dhe zërat janë për një garë elektorale gjatë muajve të verës”, shkruan media britanike.