20:08 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çdo ditë ecën 1 orë e gjysmë mes maleve për të shkuar në shkollë dhe është vetëm 9 vjeç (VIDEO)

08:02 | 22/09/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çdo ditë ecën 1 orë e gjysmë mes maleve për të shkuar në shkollë dhe është vetëm 9 vjeç (VIDEO)

Sa e madhe duhet të jetë sakrifica e një fëmije për të shkuar në shkollë në vitin 2017, kur teknologjia ka arritur majat duke ja bërë njeriut jetën sa më komode? Pakkush mbase e beson që ka fëmijë të cilët duhet vërtet të sakrifikojnë e madje edhe rrezikojnë për të marrë dije, një e drejtë njerëzore të cilën e kanë të garantuar në mënyrë universale.

I tillë është Eleksandër Shaphasa, një 9-vjeçar nga fshati Grecë në Pezë i cili vjen si personazhi i javës në rubrikën “Njerëz” në Tirana Today. Edhe pse jeton vetëm 25 km larg metropolit shqiptar, Eleksandër bën çdo ditë mbi 3 orë rrugë për të shkuar në shkollë dhe për tu kthyer në shtëpi.

Ai mëson në shkollën fillore që ndodhet në një tjetër fshat, në Pajanë, ndaj duhet të përshkojë çdo ditë rreth 2 km rrugë në këmbë. Pjesa më e madhe e rrugës është një shpat mali, ku mund të ngjitesh vetëm në këmbë dhe vogëlushi duhet të ecë i vetëm në këmbë. Vështirësia më e madhe është kur nisin shirat dhe rruga bëhet edhe më e rrezikshme.

Vetë Eleksandër thotë se është mësuar tashmë me vështirësitë por kjo nuk e bën aspak të sigurt rrugëtimin e tij të përditshëm drejt shkollës. Prindërit e tij, janë që të dy të papunë dhe sigurojnë të ardhurat nga blegtoria. Ata thonë se çdo sakrificë e bëjnë për shkollimin e dy djemve të tyre, por hapja e një rruge është jashtë çdo mundësie./Tirana Today

Etiketa: 9-vjecarisakrificashkolle
Pas

Kujdes! Sot bllokohet qarkullimi i mjeteve në disa prej akseve kryesore të Tiranës, cilat janë

Para

Gafa e Jonida Maliqit, çfarë iu uron modetarorëve teksa i rrëshket goja gjatë emisionit (VIDEO)

Para
Pas lajmit për ndarjen nga bashkëshorti, reagon për herë të parë Jonida Maliqi

Gafa e Jonida Maliqit, çfarë iu uron modetarorëve teksa i rrëshket goja gjatë emisionit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

Bombarduesit B-2 të SHBA në pozicion luftarak përballë Iranit, “të armatosur rëndë”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.