12:04 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë fshihet pas sulmit me bomba ndaj Soros, Obamës, Hillary Clinton dhe CNN, kush është i dyshuari kryesor i policisë?

18:55 | 27/10/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë fshihet pas sulmit me bomba ndaj Soros, Obamës, Hillary Clinton dhe CNN, kush është i dyshuari kryesor i policisë?

Një burrë, i cili kishte punuar si menaxher i rrugës për një shfaqje striptiste me vetëm meshkuj, është arrestuar si përgjegjësi kryesor për bombat e shpërndarë në të gjithë SHBA-në. Autoritetet thonë se 56-vjeçari Cesar Sayoc, i cili u arrestua të premten në Florida, është i dyshuari kryesor për “fushatën” e bombave  që synonte figurat kryesore kritikuese ndaj presidentit Donald Trump në SHBA.

Ditët e fundit dhjetëra pajisje shpërthyese u dërguan në adresë të demokratëve, përfshirë ish-Presidentin Barak Obama dhe ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, si dhe ndaj personave të tjerë që ishin shprehur hapur kundër Trump, si aktori Robert De Niro.

Fatmirësisht asnjë nga këto eksplozivë të dyshuar nuk shpërtheu, dhe askush nuk u plagos. Të premten, policia prangosi  Sayoc jashtë një dyqani me pjesë këmbimi makinash në Plantation, Florida, dhe në veri të Miamit. Ai u identifikua pas zbulimit të gjurmëve të gishtërinjve të tij në një nga pakot dërguar për  Kongresistët Maxine Ëaters, thonë zyrtarët.

Kush është ai?

Të dhënat e vendit tregojnë se Sayoc, i cili përshkruhet si një amerikan i bardhë, ka lindur në Bruklin të Nju Jork.  Sayoc paraqiti dokumentat e falimentimit që në vitin 2012, ndërsa ai jetonte akoma me nënën e tij, tregojnë të dhënat e gjykatës.

“Jeton me mami Nuk ka asnjë mobilje”, lexon një shënim me shkrim dore në raportin e tij të falimentimit. Në 1980, ai kaloi tre semestra si student në Kolegjin Brevard në Karolinën e Veriut, tha një zëdhënëse e universitetit për BBC Neës. Ai nuk u diplomua, shtoi zëdhënësja.

Universiteti High Point, të cilin ai e radhit në të dhënat e LinkedIn, tha për BBC se ai nuk ishte regjistruar kurrë si student.

Cila është politika e tij?

Ai është një anëtar i partisë republikane, raportojnë mediat amerikane. Disa pamje filmike  tregojnë se Sayoc ka marrë pjesë në tubimet e Presidentit Trump në 2016 dhe 2017.

Llogaritë e mediave sociale që duket se janë në pronësi të z. Sayoc paraqesin postime pro-Trump dhe antidemokratike, duke përfshirë disa  postime në Tëitter që kërcënojnë figurat që morën paketa të dyshimta këtë javë. Ndërsa Tëitter dhe Facebook kanë pezulluarzyrtarisht këto llogari.

Në pretencën penale kundër Sayoc, agjenti i FBI-së, David Broën, detajoi disa nga postimet e tij të dyshimta në mediat sociale.

Broën gjithashtu vuri në dukje një postim të datës 24 tetor, menjëherë pasi zyrtarët gjetën bombën drejtuar George Soros.

Vendasit në Aventura kanë thënë se e kishin vënë re furgonin e tij të pazakontë që po qarkullonte. Sipas një dokumenti të  Departamentit të Drejtësisë, dritaret e furgonit të tij ishin “të mbuluara me imazhet kritike të CNN”./(J.D/Faxweb.al)

 

 

 

 

Pas

A mund ta shpëtojë Edi Ramën, Gjush- supermeni

Para

Vizita e ministrit të Jashtëm turk në Tiranë, studiuesi: Çfarë i bëri të qartë Ramës e Bushatit

Para
Vizita e ministrit të Jashtëm turk në Tiranë, studiuesi: Çfarë i bëri të qartë Ramës e Bushatit

Vizita e ministrit të Jashtëm turk në Tiranë, studiuesi: Çfarë i bëri të qartë Ramës e Bushatit

Discussion about this post

 



Të Fundit

DASH do të fillojë pushimet masive nga puna “në ditët e ardhshme”

“Fytyra të reja në drejtim” – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emëron gruan e parë në krye të Komisariatit të Kuçovës

Vijon dhe sot aksioni i shembjeve të ndërtimeve pa leje në Theth

Punime në çati pa masa sigurie në Rrugën e Dibrës, rrezik për qytetarët(PAMJE)

Durrës/Parandalohet një konflikt i rrezikshëm, arrestohet 44-vjeçari që kanosi me sopatë dy shtetas

Tritan Shehu pas aksionit policor në Theth: “Policia e Ramës si e Kim Yong-un, e armatosur me kallashnikov ndaj qytetarëve”

Situata e zjarreve në vend: 21 vatra të raportuara në 24 orët e fundit, 5 ende aktive

Fushë-Krujë/Lirohen hapësirat publike, qytetarët lëvizin lirshëm në trotuare

Vijojnë ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit: Emërime të reja në komisariatet e Kuçovës, Mallakastrës dhe Vlorës

Fier/Vijon operacioni “Plazhi i lirë”: Lirohen 3 hapësira publike në Seman, procedohen penalisht 3 pronarë subjektesh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.