I ftuar në ‘Fax News’ studiuesi Bled Komini ka folur në lidhje me situatën në rajon dhe trekëndëshin e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi-Turqi duke iu referuar dhe zhvillimeve të fundit, ku pas reagimit të fortë të Turqisë kryeministri grek Tsipras u tërhoq nga vija e Kotzias për zgjerim në 12 milje dhe tani marrëveshja për detin pritet të kalojë përmes Parlamentit grek dhe jo presidentit.
Komini tha se viziat e ministrit turk në Tiranë mund të kishte patur si qëllim, përveç çështjeve të tjera siç janë “FETO” dhe partneriteti strategjik mes dy vendve, edhe marrja e informacioneve nga ana e Turqisë për marrëveshjen për detin mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe paralajmërimit të Bushatit por edhe Ramës se “çështja e detit nuk mund të preket”.
“Çështja e ekstradimit është diskutuar edhe në Parlamentin Europian, sidomos pas rastit në Kosovë. Por Shqipëria duke pasur parasysh parteneritetin strategjik me Turqinë tashmë marrëdhënie fokusohen drejtpërdrejtë në lëvizje të shpejta. Këshilli i Lartë që krijuan dy vendet për të realizuar partneritetin strategjik dhe që u firmos nga Çavusoglu, kuptohet se do të relaizohet, por sa i përket organizatës (FETO), mbetet për tu parë.
Por nuk ishte vetëm kjo, pati një tendencë për ta fokusur vizitën tek këto çështje, tek ajo që u duk. Por dy ditë pas vizitës së Çavusoglu-së, duke patur parasysh deklaratën e Kotzias në largimin e tij, që Greqia do të zgjerohet në 12 milje, reagimi i Turqisë, i Çavusoglu-së, por edhe ministrit të Mbrojtjes, nënkuptoi se vizita në Shqipëri kishte dhe një axhendë të dytë, mbase Turqia donte të merrte informacion nga Shqipëria se ku janë bisedimet me Greqinë, ose të përcillte edhe një mesazh të qartë tek homologu Bushati dhe tek kryeministri Rama në mënyrë direkte, për t’i treguar që çështja e detit nuk mund të preket, është një çështje për të cilën Turqia dhe Greqia kanë një përplasje 80-vjeçare. Është një çështje e cila ka vajtur deri në ekstrem dhe kanë ndërhyrë superfuqitë e mëdha. SHBA, NATO”, deklaroi Bled Komini.
Intervista e plotë:
(B.H/Faxweb)