Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg Rama ka mbajtur një profil në ulët në media, duke mos u ekspozuar shpesh, por së fundmi jeta e tij ka nxitur mjaft kuriozitet, që pas tërmetit tragjik të 26-nëntorit ku u tha se ndër viktimat ndërroi jetë edhe dashura e tij.
Së fundmi djali i kryeministrit është bërë shumë aktiv në rrjetet sociale, duke ndarë momente nga përditshmëria e tij që sigurisht nxisin kuriozitetin e mediave.
Por në një postim të fundit në Instastory, Greg shihet nën shoqërinë e djalit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endritit, të cilët po festojnë në një klub në Tiranë.
Foton me ndjekësit e ka ndarë vetë djali i presidentit në profilin e tij në Instagram dhe më pas Greg Rama e ka ripostuar në rrjetin e tij social. Nuk dihet çfarë i ka bërë bashkë djemtë e dy liderve politikë, por ato shihen të qeshur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
(M.Q/Faxweb.al)