04:43 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë mbajta mend nga mitingu madhështor i Kukësit!

09:24 | 06/04/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama ironizon opozitën: Turistë politikë. Tregon edhe batutën me gazetarët italianë

Nga Artan Fuga 

Zgjedhjet për bashkinë e Kukësit do t’i fitoka ekipi i futbollit.

Qëllimi i ekipit të ri bashkiak do të jetë të fitojë pastaj kampionatin e futbollit.

Do të ketë garë elektorale, por kjo do të jetë pa rivalë dhe pa konkurrentë se në fakt ç’e do opozitën!

Kemi bashkëqeverisjen.
Ne bëjmë çfarë duam, ju po patët vërejtje na i shkruani online se ne i marrim parasysh të gjitha. Kaq meritoni ju!

Populli i Kukësit duhet të ketë kujdes nga opozita se ajo do të sjelli Suden dhe piramidat financiare. Ububuja!

Dhe ndryshilmi i Bashkisë duhet se do të ndërtohet aeroporti i Kukësit një cerek ore larg atji të Rinasit, po firmat e ndërtimit të aeroportit i komandon qeveria, ndërsa Bashkia do të shohi si fluturojnë avionët imagjinarë.

Ju Kukësianët vrojtoni natë e ditë mbi aeroprtin a ka drita natën apo jo :

Fshati paska drita shumë,
thotë Hëna c’duhem unë!

Kryetarin e Bashkisë nuk e solla unë, as lirinë, atë e gjeta mes jush, në shpatat dhe ushtat tuaja o luftëtarë të Krujës më falni të Kukësit që jeni në rrezik nga hordhitë e Mehmedit të Dytë!

Brohorimat tuaja në shkallët e stadiumit që ne do të ndërtojmë!

Jeta juaj do të kalojë në avione, stadiume dhe gondola me vela në liqen që vozisin si pulëbardha!

Dhe Kukësi ka pasur suksese të mëdha këto vitet e fundit. Vërtet ju rrahëm, por pranojmë se kemi bërë gabim. Ne ndryshojmë nga qeveria e mëparshme se ne ju rrahim dhe pasi ju rrahim ju themi : Na falni se ju rrahëm, kurse ata ju rrihnin dhe ju thoshin se ja u bëmë mirë që ju rrahëm.

Aeroporti duhet që çunat e Kukësit me ose pa letra në Londër të vijnë për ndonjë dasëm me avionë në Kukës.

Sipas kësaj logjike së shpejti do të kemi një aeroport në Kavajë për cunat e Kavajës që do të vijnë nga Italia për të pi raki, si edhe një aeroport edhe në Fushë – Krujë për cunat e Fushë – Krujës kur të vijnë nga Laçi me avion.

Dhe aeroporti do të zhvillojë zonën sepse në ndryshim nga veturat nuk do t’i vejë trarë për taksë rruge në ajër. Kështu Kosovari i Gjakovës do të shkojë në Prishtinë, aty do të marri avionin, që andej do të zbresë në Kukës, në Kukës do të pijë një kafe që do të jetë baza e zhvillimit të Kukësit, dhe prri një veturë me qira do të vijë me pushime në det.

Kukësi do të jetë një qytet i prosperuar mbështeturmbi tre sektorë bazë : Shitje kafesh, fitore ndeshjesh futbolli, turistë gjakovarë që do të vijnë me avionë në aeroportin e ri.

Një kafe me bisht në Kukës!

Ky do të jetë slogani i fushatës në 45 vjetët e tjera të pushtetit tonë që mbështetet në tre piramida : Futboll, firma ndërtimi dhe kafe me bish për ju!

Kukësi do të fitojë kampionatin dhe në Kukës do të vijnë të ndeshen skuadra europiane dhe numri i tifozëve do të bëjë të ndërtohen hotele të reja. Emri i tij nga skuadra e futbollit do të oshëtijë në të gjithë Europën dhe turistët do të vijnë për të gjuajtur peshk në liqenin e Fierzës.

Por për këtë duhet më shumë guxim sepse ka shumë burra që bëjnë sikur nuk i hapin telefonin grave të tyre, por në fakt bëjnë kot sepse kur shkojnë në shtëpi janë pula. E si mund të fitohet kampionati me këta burra tifozë?

E kuptuat o Kadrinjtë e Tiranës!

Etiketa: artan fugarama ne kukestakimi ne kukes
Pas

Shkatërrohet grupi kriminal shqiptar, lëshohen 61 urdhër arreste

Para

Kunjë për Oriola Marashin? Noizy habit me postimin që tashmë u fshi! (FOTO)

Para
Kunjë për Oriola Marashin? Noizy habit me postimin që tashmë u fshi! (FOTO)

Kunjë për Oriola Marashin? Noizy habit me postimin që tashmë u fshi! (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.