Kryeministri Edi Rama, erdhi në pushtet në vitin 2013 me shumë premtime, ndërsa pak prej tyre i ka realizuar. Ndër premtimet me të cialt u doli para studentëve është edhe ajo e rritjes së buxhetit të Arsimit në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).
“Buxheti i arsimit 5% e PBB; sistem i pavarur për vlerësimin dhe renditjen e shkollave të larta; rrjet i kolegjeve të arsimit profesional”, – thuhej në programin e kryeministrit Edi Rama, por që atëherë kanë kaluar më shumë se 8 vite dhe nga 3.2% të GDP-së është çuar në 3.32%.
Sot një ndër kërkesat e studentëve të cilët kanë 8 ditë që protestojnë në rrugë, është rritja e buxhetit për arsimin në 5% të GDP-së, premtim ky i vetë Kryeministrit. Por çfarë ndodh? Sot ky premtim është i parealizueshëm për deputetët socialistë.
Në një prononcim të dhënë për gazetën “Dita”, mbështesin kërkesat e studentëve, por edhe ata janë të mendimit se 8 pikat duhet të jenë pjesë e një procesi dialogu.
“Si pedagoge, por edhe si nënë e dy vajzave studente mbështes kërkesat e studentëve, por instrumenti demokratik për zgjidhjen e ngërçeve është dialogu”, shprehet deputetja Elona Gjebrea dhe po ashtu të njëjtin mendim ka edhe deputetja Milva Ekonomi.
Ndërsa komentojnë kërkesën e studentëve që buxheti i arsimit të jetë sa 5% e GDP-së, sipas deputeteve në fjalë është i parealizueshëm në këtë moment.
“Kërkesat që lidhen me buxhetin apo GDP-në janë kërkesa që duhet dialoguar për të parë realisht mundësinë e qeverisë”, tha Elona Gjebrea.
“Buxheti 5% është një kërkesë që do kohë, nuk mund të plotësohet me një të rënë të lapsit. Po të shikojmë, buxheti për arsimin ka qenë prioritet dhe është rritur nga 3.2%, sot është 3.32”, tha Milva Ekonomi.
(B.B/ Faxweb.al)
Aman o njerez, akoma me premtitmet e Rames merreni!? Ka premtuar shendetesi falas, por “falas” eshte vetem check up-i qe kushton nja 120 milion euro. Ka premtuar se do mbaroje rruget e lena ne mes te kater rrugwve nga Berisha, por nuk ka mumdur as te mbaroje autostraden e Elbasanit. Ka premtuar legaliziim falas, shkoni tek Asriri e shikoni. E gjithe ajo qe ben Rama jane vetem projektet 3D dhe ata i quan sikur jane reale. Mjaft me premtimet e Rames se asnjr nuk eshte mbajtur