Prindërit kanë një sfidë të re tani me fillimin e shkollës. Me fillimin e shkollës fillon dhe stresi se çfarë do t’u përgatisin fëmijëve në çantën e ushqimit për të marrë me vete çdo ditë.
Duhet të theksojmë që ushqimi që duhe të konsumojnë fëmijët duhet të jetë i shëndetshëm, mundësisht me ingredientë bio.
Çfarë duhet të përmbajë kutia e ushqimit:
Një pjesë duhet të përfshijë patjetër drithra të tipit bukë, pite, panine, minikek, etj…
Një pjesë tjetër duhet të jetë proteina të tipit mish pule, proshutë, mish viçi, peshk ton etj…
Një pjesë fruta dhe perime të tipit karrota, kastraveca, domate qershi, speca, rrepka, fruta të stinës sipas dëshirës dhe mundësisë ekonomike etj…
Dhe sigurisht, për ti përkëdhelur pak mund të përfshini edhe një pjesë snacks të tipit 2 kuba çokollate, ndonjë kreker te vogël, biskotë etj…
Pije si ujë, çaj të bërë në shtëpi, ujë të aromatizuar me fruta e plot variante të tjera.
Praktikisht Pika 1 dhe Pika 2 duhet të bëjnë 50% të kutisë së ushqimit dhe pjesa që mbetet do ta zënë fruta, perimet dhe snacks. Vetëm sigurohuni që frutat dhe perimet të mos jenë më pak se 25% e kutisë së ushqimit. (Shuplaka)