19:23 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çlirim Gjata për Reformën në Drejtësi: Më mirë prishet, pas 3 vitesh ky është shembulli që na jep

14:08 | 23/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çlirim Gjata për Reformën në Drejtësi: Më mirë prishet, pas 3 vitesh ky është shembulli që na jep

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News ku foli lidhur me situatën në Unazën e Re dhe për rezistencën e artistëve për të mos lejuar shembjen e Teatrit Kombëtar.

Gjata tha se rezistenca e tyre ka zbardhur aferat prej miliona eurosh që sipas tij kthehen në ndërtime pallatesh e kullash për ti pastruar.

“Bëjnë shantazhe dhe paralajmërime më letra për kartë identiteti, ndërprerja e ujit dhe energjië, forca të shtuara të policisë që rrethojnë zonën. Kjo është një protestë e cila ka nisur që prej një viti e gjysmë dhe ka qenë vazhdimisht 24 orëshe. Kanë mbështetje mbarëpopullore siç është edhe protesta e Astirit. Janë më të gjatat dhe nuk kanë dështuar as nuk ka pasur tërheqje. Këto janë tipare të një shteti diktatorial që kanë rënë në një situatë në të cilën nuk dinë çfarë të bëjnë. Skemi lekë, duam të ndërtojmë një teatër të ri dhe ndërtojnë aty 5-6 kulla. Rama vetë e ka hequr si objekt të trashëgimisë kulturore. Kur të heq ndonjë ditë edhe Kalanë e Rozafës a të Gjirokatrës. Kjo bëhet për të pastruar para përmes ndërtimit. Ajo ndërtesë është për mbrojtjen e pasurisë, historisë dhe dinjitetit kombëtar. Është rezistenca ndaj regjimit komunist aq sa mundësi ka pasur mundesi.

Unë do t’ju bëja thirrje punëtorëve dhe punonjësve të Policisë, mos u përplasni me artistët se ata janë qytetarët më të ndershëm të Tiranës. Mbi të gjitha është një godinë me vlerë arkitekturore unikale në botë, në asnjë vend të botës nuk ka një godinë me arkitetkurë të tillë, ndaj janë mbledhur ata njerëzit atje për ta mbrojtur. Ka edhe mbështetjen e Partisë Demokratike dhe të Bashës” , tha Gjata.

Dy ditët e fundit në zonën e Astirit ka pasur arrestime të pajustifikuara, si e komentoni situatën atje?

Astiri ka zbuluar 40 milionë euro për 2 km rrugë dhe kjo solli që edhe përtej Unazës së Re ku një kompani kishte falsifikuar edhe firmën e ndihmës sekretarit amerikan. Protesta e Astirit zbuloi korrupsionin dhe mafien 40 milion euroshe. Jemi futur në një regjim që krijon konfllikte me qytetarët e vet. Ndodhën edhe votimet e 30 Qershorit, populli e refuzoi bashkë me ata që u detyruan të shkonin në votime. Nuk ia del dot, kot lodhet, pavarësisht se disa kanë mbyllur gojën për shkak të bukës së gojës.

Dje ishte 3 vjetori i nisjes së saj, si ka ecur reforma në Drejtësi?

Më mirë prishet. Kandidatja për bashkinë në votimet e 30 Qershorit kërkoi vërtetim fakti në gjykatë, vetëm kryetari i bashkisë e ka këtë të drejtë. Kurrë s’ka qenë problem sepse ka qenë rutinë. Hynë në zgjedhje pa dekret ndodhën ato që ndodhën, gjyqtarja kontrolloi anën administrative duke dhënë argumentin e paligjshmërisë që qëndron për regjistrimin e Bindjes Demokratike. Pala s’është dakort ankohet në Apel, brenda 5 ditësh mund ta kishte gjykuar. Por ajo çfarë bënë duke e rishqyrtuar çështjen ishte dicka ë nuk ka ndodhur askund në botë ku e njëjta jgykatë dha dy vendime të ndryshme për të njëjtën çështje. Një vendim i gjykatës nuk rishqyrtohet më në të njëjtën gjykatë. Pse e bëri këtë? Për të treguar se unë jam zoti dhe diktati dhe askush nuk më del përballë. Ka 3 vjet pas miratimit të reformës në Drejtësi dhe të kesh këtë shembull është skandaloze.

A besoni që do të ngrihet Gjykata Kushtetuese në shtator?

Fjala juaj në vesh të Zotit thote një fjalë e urtë. Jo në Shtator por në Gusht le të bëhet. E rëndësishme është se sa cilësore do të bëhet. Por kush është më i interesuar për zvarritjen e ngritjes së institucioneve, Rama që është i përlyer me shit-blerjen e votës apo opozita që vendosi të digjte mandatet? Natyrisht që është kryeministri.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: clirim gjata
Pas

Vetingu në KPA/ Arta Marku mbron Gentian Osmanin me informacione “të pavërteta”

Para

“Na kanë vënë kryqin nazist në derë”, Lindita Protoduari mes lotësh: Më kujtuan babain që la kockat në Spaç

Para
“Na kanë vënë kryqin nazist në derë”, Lindita Protoduari mes lotësh: Më kujtuan babain që la kockat në Spaç

“Na kanë vënë kryqin nazist në derë”, Lindita Protoduari mes lotësh: Më kujtuan babain që la kockat në Spaç

Discussion about this post

 



Të Fundit

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

Takimi në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Zgjedhjet e 11 majit, nis protesta e opozitës, akuzojnë Ramën për vjedhje vote

Avokati Altin Goxhaj: “Jap dorëheqje nga kryetar i Aleances Konservatore për Shqipërinë, për shkak të rezultatit elektoral larg objektivit të partisë

KQZ merr vendimin: Numërimi për votat e Greqisë të nisë menjëherë, nuk janë gjetur parregullsi në asnjë nga kutitë

Plagosja me thikë në Korçë, zbardhen detaje, autori i zuri pritë 15-vjeçarit në një rrugicë dhe…

Kryeministri britanik ngre zërin nga Tirana: Nëse Rusia nuk ulet në tryezën e bisedimeve, Putin do paguajë çmimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.