23:24 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Coronavirus – Gjermania i frikësohet rritjes së infektimeve

08:56 | 16/07/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Coronavirus – Gjermania i frikësohet rritjes së infektimeve

Sipas një ankete të kryer nga televizioni publik gjerman ZDF, përqindja e njerëzve që janë të shqetësuar nga rreziku i COVID-19, është rritur me 40%. Shifra në rritje – me 30% në muajin maj dhe 34% në muajin qershor – vjen si rezultat i rritjes së shpejtë të rasteve. Numri i infeksioneve të regjistruara për 1 mijë banorë gjatë shtatë ditëve të fundit ka arritur në thuajse 720.

Ekspertët besojnë se numri është ende më i madh, duke qenë se shumica e të infektuarve nuk u nënshtrohen më testeve PCR.

Në një intervistë të dhënë për të përjavshmen gjermane ‘Der Spiegel’, ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach, tha se me rritjen e rasteve dhe numrit të pacientëve të shtruar në pavionet intensive, të gjithë duhet të këshillohen me mjekët e tyre për marrjen e një doze shtesë vaksine.

Mbrojtja nga doza shtesë

Më herët, Bashkimi Evropian rekomandoi bërjen e dozës shtesë të vaksinës për pacientët mbi 60 vjeç. Ndërsa për pacientët mbi 70 vjeç, Gjermania e ka aplikuar ndërkohë këtë dozë. Sipas ministrit Lauterbach, ‘edhe të rinjtë duhet ta marrin dozën shtesë pas konsultës me mjekun e familjes’.

Në intervistën e dhënë ai theksoi se doza shtesë e vaksinës jep ‘një mbrojtje ndryshe’, për aq kohë sa ul ndjeshëm rrezikun e infektimit për disa muaj me radhë dhe shmang pasojat e kovidit afatgjatë.

Për pacientët mbi 60 vjeç, Lauterbach vuri në dukje, se vaksinat e deritanishme ofrojnë mbrojtje të sigurt dhe të mos presin për vaksinat e krijuara posaçërisht për variantin omicron.

Në pritje të vjeshtës dhe dimrit

Drejtuesja e parlamentit gjerman Bärbel Bas tha, se megjithë numrat në rritje të infektimeve, ajo pret një vjeshtë relativisht të qetë. Gjithsesi ajo shtoi se ‘gjithçka varet nëse do të ketë variante të reja në vjeshtë, të cilët mund të shkaktojnë probleme më të mëdha se omikron’.

‘Nësë s´do të ketë, atëherë thjesht qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë. Njësoj siç trajtojmë sëmundjet e tjera’ – tha ajo në intervistën e dhënë ‘Speigel’.

Bas foli gjithashtu për mundësinë e rikthimit të mbajtjes së maskës me detyrim gjatë dimrit dhe se atëherë do të ishte e logjikshme edhe një vaksinë e katërt. Disa kompani farmaceutike po punojnë me vaksinat që mbrojnë nga varianti omicron dhe ato pritet të jenë gati deri në fundin e këtij viti./DW

Etiketa: covidgjermani
Pas

Jeni në hall dhe ju duhen lekë borxh? 2 shenjat e vetme të horoskopit që ju ndihmojnë sa hap e mbyll sytë

Para

Arrestohet lordi meksikan i drogës, qeni i policisë e gjeti në një shkurre

Para
Arrestohet lordi meksikan i drogës, qeni i policisë e gjeti në një shkurre

Arrestohet lordi meksikan i drogës, qeni i policisë e gjeti në një shkurre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli vret 69 palestinezë në Gaza, përfshirë 29 pranë kamionëve me ndihma

Parlamenti Europian kërkon zgjatje të afatit për planin post-pandemik prej 650 miliardë eurosh

Kupchan: Trump do t’i kthehet ballkanit si shpëtim për dështimet në lindjen e mesme dhe ukrainë

SHBA gati për veprim ndaj Iranit: Pentagoni mbështet çdo vendim të Trump

Irani Kufizon Internetin Kombëtar për Shkaqe “Sigurie”, Ndërprerje Pothuajse e Plotë në Shkallë Vendi

Ushtria amerikane do të veprojë sipas çdo urdhri të Trumpit për Iranin, deklaron Hegseth

Izraeli njofton goditjen e mbi 1100 objektivave në Iran që nga e premtja

Itali: Marsh për shqiptaren e vrarë nga ish-bashkëshorti, këshilltarja rajonale përkujton me të birin

Vuçiç sfidon Kosovën dhe BE-në: “Koha po ndryshon, ne do të fitojmë betejën”

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.