Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryeministrin, Edi Rama se qeveria e tij e ka renditur Shqipërinë në grupin e 4 vendeve me pabarazinë më të madhe në botë.
Berisha shkruan se sipas raportit prestigjioz te Oksfamit, ne listen e 154 qeverive te botes, qeveria Rama renditet e 4.
“Arritja çnjerezore e Edi Rames!
Qeveria e tij ka thelluar tmerresisht pabarazine dhe renditur Shqiperine ne grupin e kater vendeve me pabarazine me te madhe ne bote! Sipas raportit prestigjioz te Oksfamit, ne listen e 154 qeverive te botes, qeveria Rama renditet se bashku me qeverine e Nigerise, Bahreinit dhe Mianmarit si qeveria qe ka thelluar me shume pabarazine ne vendin e vet.
Ky eshte nje rekord nder me te zite ne listen e te gjitha rekordeve te zeza.
Ne vitin 1990, eterit e Edi Rames kishin renditur Shqiperine, se bashku me Angolen dhe Uganden, ne grupin e tre vendeve me te varfera te planetit. Pas 27 vitesh, bastardi i tyre e rendit ate ne grupin e 4 vendeve me pabarazine me te thelle ne bote! Sb”, shkruan Berisha.
(S.SH/Shuplaka)