Një askident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 2 të tjerëve ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Të plagosurit janë:
Dy shtetasit e dëmtuar janë:
T.H, 32 vjeç, banues në Tiranë
E.C, 35 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasi që ndërroi jetë është Sh.B, 58 vjeç, banues në Përmet
Në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditur.
Ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, të plagosur janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit.
Informacion paraprak:
Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip “Benz” si edhe janë dëmtuar 2 pasagjerët në mjetin tip furgon të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Fier.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe 2 të dëmtuarve si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post