Mbrëmjen e djeshme kryeminsitri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta kanë darkuar në një reatorant te pazari i Ri në kryeqytet. Tema e këtij takimi ka qenë marrëveshja për koalicionin mes dy partive. Rama i shoqëruar nga Erion Veliaj dhe Ilir Meta i shoqëruar nga Petrit Vasili kanë darkuar në një restorant peshku ku kanë konsumuar gjatë darkës 4 orarshe peshk të freskët, sallata të stinës dhe verë.
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ende nuk kanë një vendim përfundimtar mbi fatin e koalicionit që për katër vite resht qeverisi vendin. Ky lajm bëhet i ditur nga burime për “Shuplaka”, të cilat konfirmojnë se darka është mbajtur kryesisht për fatin e koalicionit, zgjedhjet e 18 qershorit dhe qëndrimin e PD-së me protestën e saj.
Pas mandatit të parë të bashkëqeverisjes, nuk dihet nëse dy krerët e partive PS dhe LSI do të jenë sërish bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit. (J.V/Shuplaka)
