Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar sot Amnistinë Penale gjatë një interviste për “Fax News.”
Shehi deklaroi se do ta votojë amnistinë, duke e konsideruar si një gjest faljeje, që duhet bërë nga i gjithë shteti shqiptar për qytetarët, e jo vetëm nga partia.
“Amnistinë do ta votoj edhe unë, sepse në princip nuk ka asgjë kundër. Të vijnë në Parlament, ta diskutojmë seriozisht si e mendojmë, ta diskutojmë dhe të negociojmë.
Nëse do të bëhet amnistia me përzgjedhje, kush grup do fitojë e kush jo, do ta humbë seriozitetin e saj. Amnistia është si një lloj faljeje, e kemi marrë parasysh që janë bërë krime, por është më mirë të jenë jashtë.
Unë do i ftoja ta votojnë amnistinë, të biem dakord. Kjo është një falje që e bën parlamenti, nuk e ben partia; e bën shteti shqiptar për popullin e vet,”- është shprehur kreu i LZHK-së.
Discussion about this post