Cameron është pritur rreth orës 11:00 të paradites nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani në aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Cameron ka shkuar më pas në kryeminsitri, teksa rreth orës 12:00 është parashikuar pritja dhe takimi me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama në Kryeministri, ku më pas do të zhvillojnë së bashku edhe një konferencë për mediat.