Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ka deklaruar se nuk do të lejojë që zgjedhjet në Kavajë të zhvillohen.
Basha: Nuk ka zgjedhje në Kavajë, nuk do të ketë. Themeli i bashkëjetesës demokratike është vota e lirë, nëse dhunohet vota e lirë nuk kanë rëndësi as afatet as dekretet as data.
Fevziu: e si mund ta ndaloni ju këtë
Basha: me të gjitha format dhe mënyrat demokratike paqësore dhe Europiane
Më tej kreu i opozitës shtoi se nuk do të lejojë që zgjedhjet në Kavajë të bien në dorë të krimit. (D.D/Shuplaka)