Para nisjes së seancës plenare në Parlament, deputeti i PD Asllan Dogjani ka shkuar në Kuvend me çadër plazhi. Ky veprim vjen si ironizim i deklaratës së Olta Xhaçkës mbi debatin për resortin e bashkëshortit në jug të vendit. Deputeti i PD nuk u lejua të futet me çadër në Parlament pavarësisht përpjekjeve, teksa në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit u shpreh se donte që çadrën ta vendoste te vendi i Xhaçkës.
“Të gjithë jemi njëlloj, jemi shqiptar në Kosovë e Shqipëri. Për të justifikuar vjedhjen e pronave është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguehen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai.