23:29 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Deklaratat e forta të ish-drejtorëve të lartë: Vetingun në Polici s’mund ta bëjë Xhafaj, Tahiri hoqi nga puna 1300 efektivë

08:27 | 06/10/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklaratat e forta të ish-drejtorëve të lartë: Vetingun në Polici s’mund ta bëjë Xhafaj, Tahiri hoqi nga puna 1300 efektivë

Ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Fadil Canaj dhe ish-drejtori i Drejtorisë së Krimit Ekonomik Ismail Elezi deklarojnë se vettingun në polici nuk mund ta bwjw ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj por vetë policia.

 Të ftuar në emisionin “Debat në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku dy ish drejtuesit e lartë thanë se policia pastrohet vetëm kur politika të heqë dorë ndaj saj.

“Nuk e kuptoj që atë që ne dikur e quanim pastërtia e figurës së policit dhe që ju sot e quani vetting do ta bëjë ministri. Policia është e ndarë nga ministria sipas ligjit dhe nuk kanë punë politikanët që të merren me policinë dhe pastrimin e saj. Politikanët ministra ikin e vijnë, ndërsa policia mbetet”, tha Fadil Canaj, një figurë shumë e nohur në strukturat e dikurshme të policisë.

Një tjetër drejtues i dikurshëm në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi, mbështeti kolegun Canaj në këtë diskutim duke deklaroi se letra që Fatmir Xhafa u dërgoi pak ditë më parë punonjësve të policisë ishte gabim i rëndë.

“Nuk ka detyrë ministria e Brendshme të bëjë vetting. Oficeri i policisë nuk është strukturë e ministrit të Brendshëm, si rrjedhojë këtë proces nuk mund ta realizojë ministri, pra politika. Elezi tha se ka një rregull në polici: një oficer policie ka dy rrugë, ose ngritjen në karrierë ose në burg. Ndërsa në Shqipëri me një të rënë të lapsit në 2013 u larguan nga puna 1300 policië, ndërsa sapo erdhi Xhafa ministër largoi 9-të drejtorë të polcisë” .

Një tjetër diskutim gjatë emisionit ishte edhe çështja e kanabisit dhe ajo e bandave, klaneve dhe familjeve mafioze për të cilat foli me erma ambasadori amerikan Donald Lu.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë Fadil Canaj ishte shumë i ashpër me policinë Evropiane EUROPOL pas informacionitit që dha gjatë emisionit Besfort Lamallari, këshilltari i ministrit Xhafa sipas të cilit pas operacionit të policië në Lazarat grupet kriminale të Hollandës erdhën në Shqipëri dhe studiuan terrenin, vendosën lidhje me elementë të inkriminuar duke sjellë deri farat dhe fidanë për mbjelljen e e kanabisit.

Sipas Fadil Canajt, kjo është e prapranueshme për Europolin që tani bënë statistika ndërsa në atë moment ka bërë sehir.

“Përse Europol nuk arrestoi këta grupe kriminale të Hollandës që u paskan mësuar zanatin organizatave shqiptare dhe tani bëjnë raporte”?

Sipas Canajt, përveç policisë shqiptare, përgjegjësi në situatën e drogës në Shqipëri kanë edhe institucioene e huaj si EUROPOL. Për Fadil Canajn, policia shqiptare ëhstë në kushtete e mbriojtyjes së nevojshme dhe të huajtë duhet ta ndihmojnë duke prandaluar dhe goditur organizatat ndërkombëtare që vendosin bashkëpunim dhe jo duke bërë statistika.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: Fadil CanajFatmir Xhafajismail elezixhafaj
Pas

67.7 kilogramë drogë të groposur në sera, arrestohen babai dhe dy djemtë në Roskovec

Para

Kokainë e ndarë në 118 doza, para dhe celularë, si e kapi policia trafikantin shkodran (VIDEO)

Para
Kokainë e ndarë në 118 doza, para dhe celularë, si e kapi policia trafikantin shkodran (VIDEO)

Kokainë e ndarë në 118 doza, para dhe celularë, si e kapi policia trafikantin shkodran (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.