21:30 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Demokrati ironi të fortë me demokratët sot: Lyeni bukur flokët me xhel por lërini përbetimet në ”Facebook”…

11:12 | 08/12/2016
në Aktualitet, Politikë
0
Demokrati ironi të fortë me demokratët sot: Lyeni bukur flokët me xhel por lërini përbetimet në ”Facebook”…

Demokrati Roland Bejko ka një lutje këtë 8 dhjetor. ”Ju lutem, t’i lëmë përbetimet e mëdha në rrjetet sociale. Mos ta fyejmë Arben Brocin, Azem Hajdarin dhe gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë.”, shkruan Bejko, duke publikuar edhe skicën e të ndjerit Hajdari.

”Sot, lyeni bukur flokët me xhel dhe mos harroni, bëni ndonjë sellfi para monumentit të Azemit ! Kujdes. Dilni bukur në foto. Qeshni pak, dhe mos haroni të ngrini edhe dy gishtat lart. Se fëmijët tanë ndërkohë po bëjnë plane e skema si të ikin pa kthim nga Shqipëria…”, ironizon më tej kreu i PD-së në Gjirokastër.

I PLOTË REFLEKTIMI I TIJ:

Një reflektim i shkurtër për 8 dhjetorin e sivjetshëm.

Meqë sot është 8 Dhjetori dita që kujton lëvizjen studentore 1990 kundër diktaturës komuniste, si një ish, ma do dhe mua nderi të them një dy fjalë :

  1. Edhe kur qe mbushur vendi me trima dhe kishte një revoltë mbarëpopullore, na u deshën gati dy vjet për t’ju hequr shqiptarëve nga qafa zgjedhën e Ramiz Alisë. Dhe për çfarë?

Për t’ju bërë sot peshqesh Edi Ramën.

  1. Atëherë ishim të lirë e trima për të folë e për të reaguar pa u trembur nga asgjë, as nga vdekja.

Sot jemi dhjaksa. I trembemi parasë dhe pushtetit.

3.Atëherë kishim një ëndërr; si ta bënim Shqipërinë Demokratike dhe Evropiane.

Sot kemi prapë një ëndër: Paranë dhe pushtetin e menjëhershëm.

Ju lutem, t’i lëmë përbetimet e mëdha në rrjetet sociale. Mos ta fyejmë Arben Brocin, Azem Hajdarin dhe gjithë ata që kanë dhënë jetën për lirinë.

Ne të gjithë jemi shumë larg aktit të tyre.

A kemi këllqe ta rrëzojmë Edi Ramën me gjithë oligarkinë kriminale që e ka zënë për fyti demokracinë dhe të ardhmen e këtij vendi?

Jooo!

Atëherë ne kemi dështuar.

Sot, lyeni bukur flokët me xhel dhe mos harroni, bëni ndonjë sellfi para monumentit të Azemit !

Kujdes. Dilni bukur në foto. Qeshni pak, dhe mos haroni të ngrini edhe dy gishtat lart.

Se fëmijët tanë ndërkohë po bëjnë plane e skema si të ikin pa kthim nga Shqipëria.

E pra.

Është tjetër të sakrifikohesh për lirinë, dhe tjetër të sakrifikohesh për mirëqënien personale!

Tjetër të sakrifikosh për demokracinë, dhe tjetër për pushtetin personal.

Do njerëz të lirë kjo punë.

Do trima, jo tlima!

Mbase ka të tillë, po nuk i shoh gjëkundi, përveç se në facebook.

Gëzuar 8 Dhjetorin, megjithatë.

Etiketa: 8 dhjetorironiroland bejko
Pas

Klosi mbron tezën e Ramës: Ndikimi rus solli kreun e CIA-s në Tiranë

Para

Greqia në grevë. Shkak paketa e masave shtrënguese

Para
Greqia në grevë. Shkak paketa e masave shtrënguese

Greqia në grevë. Shkak paketa e masave shtrënguese

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.