Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar Belind Këlliçin që denoncoi rastin e një automjeti të komunës Vaqarr i cili shpërndante ushqime te banorët e zonës.
Meta gjithashtu i bën thirrje opozitës që të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot.
“E përgezoj kandidatin Belind Këlliçi për kapjen në flagrancë të “rilindasve” të Vaqarrit, me ushqime dhe zarfa elektorale. Opozita duhet të organizohet në mënyrën më të mirë për të parandaluar këto fenomene kriminale elektorale nga të cilat Kryerilindasi nuk shkëputet dot.
As frikësimi dhe as blerja me zarfa dhe ushqime nuk e ndal Triumfin e Demokracisë dhe Sovranit më 25 Prill! Tolerancë zero për krimet zgjedhore!
Ligj special për të përjashtuar përgjithmonë nga administrata vendore dhe qendrore zyrtarët, që konsumojnë krimet zgjedhore. Mbani shënim çdo emër dhe dokumentoni me foto dhe video cilindo!” shkruan Meta.
(E.H/Faxweb.al)