Televizioni italian “RAI 3” ka publikuar këto ditë fakte për trafikun e drogës në Shqipëri. Në një kronikë të publikuar së fundit flitet për një gjeneral italian të Guardia Di Finanza dhe drejtues i INTERPOL, i cili pas daljes në pension, është drejtues i një shoqate kulturore italiane që operon në Shqipëri.
Shoqatës që në letra rezulton e themeluar nga dy italianë me kombësi shqiptare i janë dhuruar mijëra metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës. Sipas gazetarit të “RAI 3”, Valerio Kataldi prona në Vlorë i është dhuruar shoqatës nga “Artur Shehu, një qytetar shqiptar që aktualisht jeton në SHBA dhe është hetuar në Itali për lidhjet mes Sacra Corona Unita (mafia italiane) dhe investimeve të saj në Shqipëri”.
I pyetur nga gazetari italian në telefon, gjenerali tashmë në pension, që identifikohet me emrin “Lisi” thotë se në kohën kur ishte dhuruar prona nuk ka pasur dijeni për problemet ligjore që mund të ketë pasur dhuruesi.
Kioskën abuzive në plazhin e Vlorës e kujton mjaft mirë Artur Shehu dhe Pëllumb Petritaj i cili ka firmosur për Shehun aktpronësinë e dhuratës për plazhin e Vlorës e i arrestuar pas disa investigimesh mediatike për mashtrim me tokat pikërisht në këtë territor në vitet 2018.
Emrin e Artur Shehut në Prokurorinë e Leces e kujtojnë mjaft mirë.
“Artur Shehu është një person i hetuar nga Prokuroria e Lecces në vitin 2012 e i lidhur me italianin Prodentino Albino, një narkotrafik i njohur me të cilin kishte krijuar marrëdhënie për të riinvestuar parà dhe të Sacra Corona Unita në territorin shqiptar”, thotë prokurori i antimafias së Lecces.
Gazetari italian është vënë në kontakt telefonik dhe me Gjeneralin në pension të Guadia di Finanza që dikur ka qënë dhe Drejtor i Interpol e sot është president i Fondacionit që ka marrë si dhuratë nga narkotrafikanti Artur Shehu 30 mijë hektarë tokë në bregdetin e Vlorës.
“Si është e mundur që në dokumentin e aktdhurimit janë dy emra mjaft të njohur të botës së krimit, pyet gazetari. Po për Gjeneralin italian Lisi në atë kohë kur është bërë aktpronësia ata nuk figuronin të tillë. Noteri ka verifikuar aktin e asgjë nuk është bërë në mënyrë të paligjshme në atë terren, thotë ai. E nëse ka gjëra jo të qarta ne jemi pala e dëmtuar.”
Sipas gazetarit italian familja e Artur Shehut figuron të jetë pronar i gjithë gjirit të Vlorës.
“Aktepronësie të falsifikuara që po shfaqen në disa gjykata, një histori kjo që meriton qartësi”, mbyllet materilai i TG3.
Discussion about this post