Në një raport të publikuar nga Departamenti i shtetit amerikan, rezulton se zgjedhjet lokale dhe vendore të viteve të fundit kanë paraqitur disa parregullsi.
Organizata për Bashkëpunim në Europë (OSBE), zgjedhjet e 2015-ës për kryetar dhe këshillat e komunës, i vlerëson pozitivisht në panoramën e përgjithshme, vëren edhe disa parregullsi proceduriale.
Ndërkohë në 2013-ën sipas OSCE-së, zgjedhjet e përgjithshme ishin konkuruese dhe respektonin të drejtat dhe liritë themelore, por nga ana tjetër ishin përcjellë përmes një atmosphere të mosbesimit që prishi procesin zgjedhor.
Në raport thuhet gjithashtu se autoritetet civile mbajtën kontroll efektiv mbi forcat e sigurisë. Por problemet më të rëndësishme të mosrespektimit të të drejtave të njeriut, kishin të bënin me korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë, veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe të kujdesit shëndetësor, madje edhe dhunë dhe diskriminim ndaj femrave.
“Të tjera probleme të të drejtave të njeriut kishin të bënin me burgjet e rëndomta në përgjithësi dhe kushtet në qelitë e paraburgimit, të mbipopulluara, infrastruktura e moshës si dhe me një mungesë të trajtimit mjekësor për të burgosurit.”, thuhet më tej në raport.
Raporti shkruan gjithashtu se mendohet që policia dhe rojet e burgut ndonjëherë i rrahin dhe abuzojnë me të dyshuarit, dhe herë pas here persona mbahen të ndaluar pa një akuzë të qëndrueshme.
Presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur, dhe burimet e kufizuara disa herë penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase.
Ndërsa gazetarët kanë praktikuar shpesh autocensurën për të shmangur dhunën dhe ngacmimin si përgjigje e presionit nga botuesit dhe redaktorët.
Të tjera probleme kishin të bënin me martesat e hershme, abuzimet seksuale të fëmijëve dhe grave, trafikim qeniesh njerëzore, diskriminimi i romëve, punë e detyruar për fëmijët dhe të tjera. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1295″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]