Ditën e sotme Olsi Çekiçi, 44-vjeçari i cili i preu kokën të ëmës së tij dhe e vari te kangjellat e shtëpisë, doli përpara gjykatës, ku iu dha masa e sigurisë burg pa afat.
Prokuroria i kërkoi gjykatës të caktojë për 44-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg si dhe të vlerësonte të ligjshëm arrestimin në flagrancë. Avokati i caktuar kryesisht, kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë, duke kërkuar që ndaj 44-vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës Çekiçi t’i nënshtrohej ekzaminimit psikik, për shkak të çrregullimeve mendore.
Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjete të forta të të vellait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën, në momentin që 44-vjeçari po i priste kokën. Gjykata hodhi poshtë pretendimet e avokatit mbrojtës dhe dha masën e arrestit me burg pa afat.
Në videot e filmuara në ambientet e gjykatës Olsi shfaqej i qetë teksa ishte në pritje të masës së sigurisë që do të jepej për të. Burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se gjatë seancës i pandehuri nuk ka shfaqur shenja pendese si dhe ka dhënë një dëshmi e cila dëshmon akoma më shumë gjendjen e tij mendore jonormale. Çekiçi u shpreh se nëna e tij i kishte bërë magji dhe sipas tij ajo merrej me djallin
Discussion about this post