Ndryshe nga sa ishte deklaruar, kjo edhe për shkak të këmbënguljes së treguar nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila kërkonte me çdo kusht që inaugurimi i “Arenës Kombëtare” në Tiranë, të ndodhte në ndeshjet e shtatorit, që Shqipëria luan në kuadër të kualifikueseve për Europianin 2020, vendimi i UEFA-s zbulon gjithccka.
Edhe në shtator “Arena Kombëtare” nuk do të jetë gati për zhvillimin e ndeshjes midis Shqipërisë dhe Islandës më datën 10 të këtij muaj.
Diçka të tillë e konfirmon edhe vetë UEFA, ku në faqen e saj zyrtare në internet, është caktuar “Elbasan Arena”, si stadiumi ku Shqipëria do të presë Islandën në takimin e datës 10 shtator, që nis nga ora 20:45.
Ndeshjen e parë, ajo e raundit të pestë në grupin H, luhet në transfertë ndaj Francës, më 7 shtator, ndërkohë që ndeshja e gjashtë, luhet brenda ndaj Islandës.
Ndërsa në tetor, Shqipëria luan dy ndeshje në transfertë, ndaj Turqisë dhe Moldavisë, dhe mbetet nëntori që ianugurimi të kryehet ndaj Andorrës apo Francës, të dyja ndeshje që luhen në shtëpi.
Pikërsht, ndaj ekipit islandez, kërkohej që të inaugurohej edhe “Arena Kombëtare”, si afati i dytë, teksa herën e parë u premtua muaji qershor, por as ai nuk u arrit.
Ndërkohë punimet në stadium vijojnë ku ende nuk është shtruar tapeti, ç’ka e bën praktikisht të pamundur të luhet aty pas rreth 20 ditësh.
(F.GJ/FAXWEB.AL)