Katër persona janë dëbuar nga Italia, për lidhje të forta me terroristët e ISIS. Mes të dëbuarve është edhe një shtetas nga Kosova. Siç raportojnë mediat italiane 37 vjeçari kosovar ishte resident i rregullt në Bolonja, por tërhoqi vëmendjen e investiguesve kur në vitin 2010, mori pjesë në konferencën e quajtur Bashkimi Mysliman Shqiptar në Itali.
Imami radikal i xhamisë së Prishtinës u arrestua në Kosovë në vitin 2014 për mbledhjen e vullnetarëve në Siri dhe Irak për të luftuar në rradhët e ISIS.
Më vonë ai u arrestua në Itali për keqtrajtime të rënda dhe lëndime ndaj gruas dhe fëmijëve të tij, ndërsa edhe në burg shfaqi shenja të radikalizmit fetar
Siç shkruajnë medita italiane, ai jo vetëm godiste gruan dhe fëmijët, por edhe detyronte më të miturit të shikonin videot e ekzekutimëve xhihadiste.
(J.D/Faxweb.al)
Discussion about this post