Ngjarjet e ditëve të fundit, kryesisht ajo e Fierit ku bashkëshorti hodhi bashkëshorten nga dritarja, apo ai i Korçës ku i ati mbyti dy fëmijët e më pas edhe veten kanë bërë që edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë të hedhë sytë nga ky fenomen, që po kthehet në problem serioz për shoqërinë shqiptare.
Këtë të premte, gjatë ligjëratës së zakonshme në xhaminë qëndrore të Tiranës, “Et’hem Beu”, nënkryetari i KMSH-së, Gazmend Aga ligjëroi mbi këtë problematikë duke sjellë në vëmendje problemin e dhunës ndaj femrave.
“Çdo kujt duhet ti interesojë zgjidhja e problemeve të shoqërisë së tij. Po të shohim kemi me qindra femra të keqtrajtuar, të vrara, të torturuara. Kjo nuk i ka hije shoqërisë shqiptare por nuk i ka hije njeriut si qënie e lartë. Nuk është besimtar i mirë ai i cili nuk sillet mirë me bashkëshorten e tij, nuk është besimtar i mirë ai i cili i flet rëndë bashkëshortes së tij”, vijoi ai.
“Feja na kujton se bashkëshortja është amanet dhe edukimi i femrave sipas profetit Muhamed bëhet shkak për fitimin e xhenetit (parajsës)”, u shpreh numri dy i KMSH-së.
Sipas Agës, femra luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri dhe ajo meriton një respekt të jashtëzakonshëm.
“Nëse janë 2000 femra nën mbrojtjen e policisë shumë të tjera nuk shprehen dhe janë preh e këtyre keqtrajtimeve. Profeti Muhamed ishte një bashkëshort i mirë, e ndihmonte në punët e shtëpisë, i buzëqeshte, e pyeste ccfarë I pëlqente, gatuanin bashkë, hanin bashke, ecnin bashke. Dhe shembulli më i mirë për besimtarët është Profeti ynë i dashur. Duke u bazuar në shembujt e Profetit Muhamed çdo besimtarë duhet të kthehet në një shembull vital se si duhet të jetë një bashkëshort dhe familjarë sipas Islamit.Duke parë këto shifra alarmante duhet të mbajmë shumë hytbe (ligjërata) për dashurinë, respektin dhe sjelljen ndaj bashkëshortes”, u shpreh nënkryetari i KMSH-së, Gazmend Aga.
Ja ligjërata e tij e plotë: