19:17 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ish-kryeredaktori tani deputet shqetësohet për mediet online: Ky vit do jetë provë! Liria është shpërdoruar!

12:36 | 04/01/2017
në Politikë, Te Gjitha
0
Ish-kryeredaktori tani deputet shqetësohet për mediet online: Ky vit do jetë provë! Liria është shpërdoruar!

Teksa në Shqipëri deputetët e maxhorancës po ngulojmë në bllokimin e çdo raportimi gjatë zgjedhjeve të portaleve online, të vetmet kanale ku të vërtetat u kanë dalë nga kontrolli, vazhdon nisma e radhës. Alfred Peza, deputeti socialist, i cili para se t’i futej vrullshëm politikës ka qenë kryeredaktor lajmesh madje dhe drejtor informacioni, ka dhënë sot një leksion të gjatë për mediet, lirinë dhe fluksin e informacionit.

I ndërgjegjshëm për faktin se informacioni është i vështirë të kontrollohet nga qeveria, sidomos kur një pjesë e portaleve nuk kontrollohen dot prej saj, Peza, në kostumin e ”palës” thotë se ky vit do të jetë provë për shqiptarët. Por Peza nuk e lë me kaq. Ai thekson në statusin e tij po në një hapësirë virtuale, në ”Facebook”, se liria e madhe është shpërdoruar.

” Ato ditë, vite e shekuj mungese, duken shumë më të largëta tani, kur çdo qytetar i Shqipërisë posedon 1.2 telefona celularë aktivë për frymë, ku aksesi në internet është në masën rreth 80% dhe kur mbi 1.9 milionë vetë janë përdorues të rrjeteve sociale, duke patur adresa në facebook, apo llogari në tëitter, intsagram, snapchat, etj.

Ndaj edhe vuajtja përgjatë shekujve të sundimit Osman dhe pas Pavarësisë, duken nën këtë realitet, si prehistorike. Sikundër duket shumë e largët periudha mes dy luftrave botërore me analfabetizmin masiv. E më pas, diktatura komuniste e luftës kundër analfabetizmit dhe e hapjes së shkollave shqipe kudo dhe në të gjitha nivelet. Por liria e mendimit duket më e errët kur ti nuk mund të gjykosh ato që di të lexosh e të shkruash. “Nëpunës i Pallatit të Endrrave” nuk do ishte kryevepër dhe Ismail Kadare nuk do kishte aureolën e gjeniut të sotëm, pa mekanizmin hoxhist të kontrollit të ëndrrave të shqiptarëve. Ndaj, pas rrëzimit të Murit të Berlinit, liria e fjalës konsiderohej si fitorja më e madhe e të gjitha lirive të tjera, përfshi ato ekonomike, pronës, fesë, lëvizjes, etj.”, e nis parashtrimin e tij Peza.

Më tej shkruan:

”Kjo liri jo rrallëherë është abuzuar këto 26 vjet. Në familje, në rrugë, në lokale, zyra, punë, parlament, qeveri, gjykata, prokurori, polici, media, libra, këngë, poezi, shkollë… Eshtë përcudnuar. Eshtë përdhunuar. Eshtë sakatuar. Eshtë shfytyruar. Eshtë zhvlerëzuar. Deri dje, megjithëse jetonim në epokën e pluralizmit të ideve dhe mendimeve, liria e shprehjes nuk ishte ende absolute, por relative. Për aq kohë sa e drejta e shprehjes së fjalës publike dhe fjala e lirë nëpërmjet mediave “kontrollohej”, “drejtohej”, “orientohej”, “diktohej” nga kërkesë- oferta e tregut si një mall që shitej e blihej, apo “manipulohej” nga “pronarët” e mediave private, nga nëpunësit publikë, qeveritarë apo drejtuesit shtetërorë. Vendin e censurës diktatoriale e kishte zënë autocensura demokratike dhe librale.

Sigurisht që gradët e lirisë sa vinin dhe shtoheshin për qytetarin, por në thelb shoqëria mbetej vertikale. Që do të thotë, se liria e shprehjes, ishte direkt ose indirekt në duart e pushteteve dhe të pushtetëshmve. Revolucioni i teknologjive digjitale, i shoqërisë së informacionit, i përdorimit të internetit, celularëve, rrjeteve sociale, mediave online, aplikacioneve dhe lirisë së pakufizuar të komunikimit, e kanë shndërruar individin e thjeshtë në botën demokratike, përfshi edhe cdo qytetar shqiptar, në një qenie me gradë shumë më të plota lirie.

Një individ i lirë, i një shoqërie horizontale. Ku secili tashmë është i barabartë përpara mundësisë për ta thënë apo transmetuar në cdo kohë dhe në mënyrë të pakufizuar mendimin, gjykimin, opinionin, lajmin, komentin, foton, videon dhe gjithçka tjetër që dëshiron. Për herë të parë qytetari shqiptar është pronar i mendimit të tij. Kjo situatë, kjo mundësi e hapësirë, ky dimension i ri, i panjohur, i pashijuar, i paparë e i pa përjetuar, ka krijuar lehtësi të jashtëzakonshme por edhe probleme për qytetarët e botës. Përfshi edhe shqiptarët.

Tani në provë nuk është liria. Por individi. Raporti i shqiptarëve me lirinë, është në provën e madhe të së vërtetës. Gjatë këtyre viteve, nëpër hapësirat e lirisë kibernetike dhe në jetën reale, ka qenë lehtësisht e kuptueshme dhe e verifikueshme që kjo liri është shijuar e vlerësuar, sikundër është shpërdoruar. Nga ku qytetari, politikani, gazetari, punonjësi publik, i zgjedhuri apo i emëruari,… jo vetëm kanë informuar. Por edhe kanë shpërndarë gënjeshtra, gjysëm të vërteta dhe lajme të rreme.

Vetëm gjatë 2016 ë mbarë botën, në rrjetin e gjerë botëror (internet) kanë qarkulluar mbi 50 mijë lajme të rreme. Sikundër në 2017 është kërkuar nga zëra autoritarë si Timothy Garton Ash, që t”i shpallet luftë lajmeve të pakonfirmuara. Zuckerberg shkroi pak ditë më parë në facebook se “Jemi një platform e re e debatit publik, kështu që kemi një lloj të ri përgjegjësie për… të ndërtuar një hapësirë, në të cilën njerëzit mund të informohen”. Ky vit veç të tjerash, do të jetë një provë edhe për raportin e shqiptarëve me lirinë. Me të vërtetën. Me lirinë e fjalës, shprehjes, mendimit. Si nëna, djepi apo burimi i të gjitha lirive të tjera. E kush e ka thënë se ne nuk e meritojnë atë?!” (V.G/SHUPLAKA)

ediramaalfredpeza

Pas

Dhunim pas dhunimi në Dibër, i rreh motrën, vëllai rreh kunatin, në pranga të dy

Para

Vidhnin vaj transformatori, kapen në flagrancë dy persona me precedent penalë

Para
Vidhnin vaj transformatori, kapen në flagrancë dy persona me precedent penalë

Vidhnin vaj transformatori, kapen në flagrancë dy persona me precedent penalë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.