03:27 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Dhunuan të shoqëruarit, policia e Durrësit jep versionin e saj: U lëndua një efektiv

23:22 | 10/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
E reja në Durrës pret damarët në sy të kolegëve në një rrobaqepësi

Pas videos ku disa policisë shiheshin duke dhunuar disa të rinj që ishin duke i shoqëruar në komisariat, ka reaguar policia e Durrësit.

Sipas bardhë e bluve, video e publikuar nga JOQ tregonte vetëm një pjesë të ngjarjes, kjo sepse edhe edhe një nga punonjësit e policisë ka mbetur  i plagosur.

REAGIMI I POLICISË

Durrës, më 10.07.2017.

Në lidhje me një video të publikuar më rrjetet sociale ku paraqiten punonjësit e policisë duke shoqëruar dy persona në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, bëjmë me dije se:

Sot, rreth orës 17:30 Policia është njoftuar se ka një konflikt në Sheshin Pranvera.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, Patrulla e Rendit dhe Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë konstatuar se dy persona, shtetasit P.C. dhe R.B. ishin konfliktuar me shtetasin I.M.

Ky I fundit kishte një kioskë në Sheshin Pranvera.
Konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit P.C dhe R.B. kanë ofenduar shtetasin I.M. dhe dëmtuar kioskën e tij.

Të ndodhur në këto kushte Efektivet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës shtetasit P.C dhe R.B. , të cilët ishin në gjëndje të dehur.

Në momentin e shoqërimit dy shtetasit e lartpërmendur kanë kundërshtuar duke ushtruar forcë dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë.
Konkretisht, një punonjës policie është dëmtuar.

Sqarojmë se video e hedhur në rrjetet sociale është e pjesshme dhe nuk tregon të gjitha veprimet e kryera nga Efektivet e Policisë gjatë shoqërimit.

Për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale është njoftuar Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Vijon puna nga Oficeri i Policisë Gjyqësore të Prokurorisë me qëllim hetimin e paanshëm të ngjarjes dhe zbardhjen e plotë të saj.

Në lidhje me veprimet e punonjësve të policisë me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë është bërë pezullimi i tyre, konkretisht janë pezulluar 3 punonjës policie.

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për të verifikuar veprimet e punonjësve të policisë nëse ka apo jo tejkalim të detyrës. (D..D/Shuplaka)

Etiketa: durrespolicia
Pas

3 hapa e thjeshtë për të reduktuar celulitin në 1 muaj

Para

Trazira në një kamp refugjatësh në Greqi

Para
Trazira në një kamp refugjatësh në Greqi

Trazira në një kamp refugjatësh në Greqi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, refuzon ekstradimin e tij në Serbi

Pogradec/ Rrëzohet në banesë, humb jetën 43-vjeçari

Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Plagosen 4 persona nga një familje, njëri në gjendje të rëndë

26-vjetori i çlirimit të Kosovës. Homazhe te Rugova, Demaçi e Jasharajt: Bartës të procesit të lirisë

Byroja e aksidenteve ajrore e Indisë nis hetimet zyrtare për rrëzimin, hetues nga e gjithë bota pjesë e procesit

Tragjedi në Deçan të Kosovës, nënë e djalë mbyten në pishinë

Kosova “i rrëmben” talentin Kroacisë, Veldin Hoxha do të përfaqësojë Dardanët

“Fluturova me të njëjtin aeroplan vetëm disa orë para se të rrëzohej, kishte probleme teknike” /Rrëfimi rrëqethës i Akash Vatsa-s për fluturimin AI171 të Air India

Mbështetja e Malit të Zi ndaj Kosovës, Serbia ‘ngrys vetullat’

Kurti tregon për operimin e babait të tij dhe takimin me Bukoshin në vitin 1985

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.