15:28 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“DIA”, Kastriot Ismailaj padit prokuroren e çështjes: Ka hequr provat që flasin në favorin tim

19:28 | 20/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dorëhiqet trupa gjykuese e Kastriot Ismailajt, akuzat për ”Aferën CEZ-DIA”

 

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj nuk u paraqitën dëshmitarët, shtetasit e huaj Jozef Hajsek, Tim Shraider, Rebeka Gaiskin.

Gjykata i ka lënë kohë avokatëve të sjellin adresat e reja të tyre në mënyrë që të njoftohen.

Gjithashtu, kryesuesja e trupit gjykues bëri me dije se, nga ana e të pandehurit Kastriot Ismailaj është bërë kallëzim ndaj prokurores Antoneta Sevdari për veprën penale “shpërdorim detyre” pasi sipas tij, ka hequr nga fashikulli i hetimit prova të mbledhura dhe që flisnin në favor të të akuzuarit.

Ismailaj ka paditur penalisht edhe shtetasin Ardian Suku për dëshmi të rreme. Ky shtetas e kishte paditur Kastriot Ismailajn se nuk i kishte paguar shpenzimet për punën e bërë.

Në seancën kundër Ismailajt, Suku ishte shprehur se “nuk kishte bërë asnjë punë për DIA-n”. 

Kastriot Ismailaj, administrator i disa kompanive, një prej të cilave ajo me aktivitet kryesor mbledhjen e borxheve të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, akuzohet se me anë të manovrave financiare ka krijuar një skemë mashtrimi të madhe, me qëllim përfitimin e padrejtë të pasurive në vlerën e miliona eurove.

Sipas Prokurorisë, ai krijoi disa kompani fiktive, pa aktivitet, por që në llogaritë bankare të tyre qarkullonin para në vlera disa milionë euro. Një nga kompanitë fiktive ishte dhe  “Debt International Advisory” me të cilat Ismailaj ka arritur të vjedhë 5 milionë euro,  para të cilat ua mblidhte debitorëve si administrator i CEZ por që në vend t’ia dorëzonte kompanisë i rinvestonte, duke i transferuar jashtë vendit për qëllime personale. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: diagjykateSIMAILAJ
Pas

FJALIMI I PLOTË/Donald Trump: Kemi pasuruar kombet e tjera, por kjo merr fund sot!

Para

Çfarë ka thënë kryeministri Rama për Donald Trump (VIDEO)

Para
Çfarë ka thënë kryeministri Rama për Donald Trump (VIDEO)

Çfarë ka thënë kryeministri Rama për Donald Trump (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Akuzat e Kryemadhit, Blushi qesh me të madhe: Nuk e besoj t’i ketë thënë Monika, faleminderit që më argëtuat

Pasuria 4 mln euro në Itali, reagon babai i Suel Çelës: “E ligjshme, biznes që prej 34 vitesh”

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka mbërritur në landfillin e Elbasanit, ku vazhdon zjarri prej tre ditësh

Turqia dënon ashpër deklaratat izraelite për aneksimin e Bregut Perëndimor

Kryemadhi sulmon Blushin: E largoi Metën nga shtëpia dhe i mori njerëzit nga partia!

Trump dhe Zelensky do të diskutojnë pezullimin e ndihmës amerikane të premten, pritet telefonata midis liderëve

Ndërpritet seanca në procesin “Plumbi i Artë”, shkak largimi i avokatit

Berisha: Ceno Klosi hajdut me çizme. Për këtë narko-regjim, mandatet janë letra pa vlerë

Kroacia njofton shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Serbi, shkak protestat

Tedi Blushi në Fax News: Ilir Meta po bën burg politik, SPAK nuk ka asnjë provë ndaj tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.