Policia e Dibrës ka arrestuar shtetasin Elez Mera 59 vjeç banues në Lishan, Dibër. Sipas raportimeve të policisë shtetasi Elez Mara ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes shtetases D.M, 58 vjeçe dhe djalit të tij K.M, 29 vjeç, duke i kanosur në mënyrë serioze për jetën nëpërmjet një arme gjahu.
Forca e policisë kanë ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut tip TEKE, me dy fishek, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.
Në fund të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasit E.Mera, dhe matetialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale të “Dhunës në familje” të parashikuar nga neni 130/2 të Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
(M.Q/Faxweb)